Policia e Spanjës ka gjetur trupin e 22-vjeçares, Sibora Gaganit e cila u raportua e zhdukur që nga korriku i vitit 2014, në Torremolinos të Malagas.
Siç raporton media spanjolle TGCOM, ish i dashuri, Marco Gaio Romeo ka pranuar se e e ka vrarë atë.
Gagani, me origjinë shqiptare dhe me kombësi italiane, ka jetuar në Romë deri në vitin 2011. Sipas burimeve hetimore të cituara nga El Paìs , trupi ishte fshehur në një arkë druri midis dy mureve të banesës që ndante me të dashurin.
Hetimet filluan më 17 maj kur Gaio Romero u arrestua me akuzën se theri me thikë partneren e tij të fundit, 28-vjeçaren spanjolle Paula, me të cilën kishte edhe një djalë. I arrestuari tërhoqi edhe vëmendjen e hetuesve për rastin e 22-vjeçares me të cilën ishte zhvendosur në Spanjë pas takimit me të në Itali.
Policia gjeti trupin e të ndjerës të martën e 6 qershorit përmes sistemit me rreze i cili mundësoi inspektimin e zonave në shtëpi, në këtë rast mureve.
Pranë saj është gjetur edhe një thikë e përgjakur, sipas agjencisë Efe