Një vetaksiedent ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dragash ku ka humbur jetën një 22-vjeçar.
Këtë për klankosova.tv e konfirmoi, Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Sipas tij, vetaksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të celularit.
”Si pasojë e plagëve, mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash ka konstatuar vdekjen”, tha Gashi.
Tutje ai shtoi se prokurori kujdestar është njoftuar dhe se në bashkëpunim me njësitin e trafikut janë duke u marrë me rastin.