Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur të shtunën për partinë e tij me rastin e 21-vjetorit të themelimit.
Haradinaj ka thënë se më 2 maj 2000 idealet politike të atdhetarëve dhe të lëvizjeve për liri patën marrë emrin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK
Ai ka theksuar se brezi i ri politik në AAK ka vepruar bashkë me qytetarët dhe me Kosovësn nëpër sfidat e lirisë dhe pavarësisë.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se edhe sot, AAK-ja vazhdon të punojë për Kosovën me një ekonomi të fortë, të sigurtë, anëtare të NATO-s dhe OKB-së.
Aleanca dallon nga partitë e tjera, për faktin jo vetëm se i artikulon bukur interesat e Kosovës por edhe i realizon ato. Vulën e Aleancës, e kanë shumë të arritura të Kosovës që nga liria, infrastruktura bazike, rifillimi i jetës në Kosovë, qeverisjes komunale, shërbimeve për qytetarë në çdo kohë dhe me respekt. Vulën e Aleancës, e kanë shumë të arritura të Kosovës që nga liria, infrastruktura bazike, rifillimi i jetës në Kosovë, qeverisjes komunale, shërbimeve për qytetarë në çdo kohë dhe me respekt. Vulën e Aleancës e kanë edhe krijimi i ministrive të para të drejtësisë dhe rendit publik në vitin 2005. Po ashtu vulën e Aleancës e kanë të gjitha proceset e angazhimit të Kosovës deri në pavarësi, ndërsa në qeverisjen e dytë, vulën e Aleancës e kanë të gjitha punët që janë sot themel i shtetit tonë”.
Ne vendosëm vet, nuk dialoguam me Serbinë, vendosëm vet për taksën dhe reciprocitetin, vendosëm vet për sovranitetin tonë duke mbrojt ekonominë e Kosovës. Ne vendosëm vet për Ushtrinë e Kosovës e cila me mandat kushtetues mbron Kosovën në gjithë territorin e saj. Ne vendosëm vet për ‘Trepçën’, ne vendosëm vet për pavarësimin energjetik. Vulën e Aleancës e kanë edhe aktet që dikur e edhe sot çmohen nga të gjithë: dorëheqja e parë e kryeministrit të qeverisë së vendit, ashtu edhe dorëheqja e dytë, përballja me dinjitet para aktakuzave me Tribunalin ndërkombëtar dhe pafajësia e pastërtia e Luftës së UÇK-së”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar të gjitha punët e mira e kanë vulën e AAK-së.
“Ne do të vazhdojmë të veprojmë, të punojmë, ndërsa të tjerët do të vazhdojnë t’i flasin punët tona. Vulën e Aleancës e ka edhe Ligji për pagat, që ende po mbahet pezull si i tillë. Vulën e Aleancës e ka Ligji për kryeqytetin, implementimi i Ligjit për Obiliqin. Vulën e Aleancës e ka edhe rikthimi i prodhimit energjetik në KEK, e edhe shumë punë të tjera në arsim, shëndetësi, kulturë, por, ajo që është me rëndësi, vulën e Aleancës e ka gjithmonëë qytetari i vendit i cili çdo herë mund të llogaris në ne, si në kohën e refuzimit të Planit 6 pikësh të Ban Ki Munit, si në kohërat e vështira të sotme, të përballjes me ‘non papers’, ka deklaruar Haradinaj.
Në fund, Haradinaj ka uruar AAK-në për 21-vjetorin e themelimit, duke falënderuar themeluesit e kësaj partie dhe qytetarët, duke i ftuar ata që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku.