Kohën e fundit dukshëm kemi rënie të të infektuarve me Covid19, në vendin tonë.
Covid19, nuk ka lënë pa prekur edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë se deri më tani betejen me koronavirus e kanë humbur 21 pjesëtarë të policisë së Kosovës.
“Deri më datën 12.04.2021 aktiv me Covid19 janë 227 punonjës të policisë së Kosovës. Ndërsa që kanë humbur jetën deri më po të njëjtën datë janë 21 persona”, ka thënë Kelani.
Vlen të përmendim faktin se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithësej 595 raste positive, dhe 17 persona të vdekur.