GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

2022-ta sjell zhvillime dramatike në Speciale, emra të njohur pritet të dëshmojnë në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

04/01/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:3 mins read
2022-ta sjell zhvillime dramatike në Speciale, emra të njohur pritet të dëshmojnë në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së
Share on FacebookShare on Twitter

2022-ta do të jetë viti vendimtar sa i përket proceseve që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë.

Dy gjykime në Gjykatën Speciale të Hagës veçse kanë nisur. Dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati po përballen me akuza për pengim të administrimit të drejtësisë, shkruan lajmi.net.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shkelje të fshehtësisë së procedures, hakmarrje, frikësim gjatë procedurës penale si dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare. Në rastin e dy të lartëpërmendurve kanë dëshmuar disa dëshmitarë të prokurorisë e mbrojtjes.

Gjykimi në Hagë ka nisur edhe ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Ndaj tij rëndojnë akuzat për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Çfarë pritet të ndodhë më 2022 në Dhomat e Specializuara të Hagës?

Natyrisht se procesi që ka marrë më së shumti vëmendje në Hagë është ai ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Këtyre të fundit iu refuzua lirimi nga paraburgimi gjatë këtij viti, pavarësisht se garancë për ta doli Policia e Kosovës, si dhe për ish-presidentin Thaçi garantuese dolën edhe dy shtete të treta.

Fillimi i vitit 2022 pritet të sjellë vendimin e Panelit të Apelit për lirimin ose jo nga paraburgimi të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Avokatët e katër të akuzuarve tashmë veç e kanë apeluar vendimin e gjyqtarit paraprak i cili ua refuzoi lirimin atyre duke injoruar kështu garancat e detajuara të Policisë së Kosovës dhe shteteve të treta.

Në rast se Apeli ua refuzon sërish lirimin nga paraburgimi, mbrojtja ka kohë që deri 10 ditë pas vendimit t’i dërgojë parashtresat për rishiqimin tjetër të paraburgimit.

Sidoqoftë, viti 2022 pritet të jetë përfundimisht viti kur edhe do të nis gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndonëse nuk dihet saktë se cila do të jetë periudha e vitit, si mundësi e mundshme është përmendur muaji shtator. Prokuroria gjatë dhjetorit e ka dorëzuar dosjen e vet paraprake teksa vazhdimisht do të duhet t’i zbulojë materiale të tjera të nevojshme mbrojtjes.

Gjatë kësaj periudhe, si dhe deri në marrjen e dokumenteve dhe materialeve të nevojshme, mbrojtja do të bëj edhe hetimet e veta, ndonëse ka shumë më pak kohë se që ka pasur Prokuroria.

E kjo e fundit, ka identifikuar 300 dëshmitarë, shumë prej të cilëve do të dëshmojnë edhe publikisht.

Siç është njoftuar nga mbrojtja, si dëshmitarë të prokurorisë do të jenë edhe shumë persona që fillimisht nga organi i akuzës ishin thirrur si të dyshuar. Në këtë cilësi, gjatë viteve të kaluara janë thirrur shumë emra të njohur të skenës politike në Kosovë.

Në gjykim ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëshmojnë edhe persona që janë të pretenduar si viktima. Në dy vendime të nxjerrura deri tash nga gjyqtari paraprak, 20 personave u është konfirmuar statusi i viktimës në procedurë.

Krerët e UÇK-së janë në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020.

Gjatë 2022-tës priten zhvillime interesante edhe në gjykimin ndaj Salih Mustafës. Në janar do të dëgjohen edhe dy dëshmitarë, teksa të tjerët do të dëshmojnë në muajt në vijim.

Viti 2021 pritet të sjellë edhe një aktgjykim nga Specialja për rastin e Salih Mustafës i cili akuzohet për krime lufte të pretenduara të kryera në fshatin Zllashë.

Gjykimi gjatë këtij viti pritet të nis edhe ndaj ish-pjesëtarit tjetër të UÇK-së, Pjetër Shala.

Ndaj tij deri më tani janë mbajtur katër konferenca mbi ecurinë e çështjes, ndërsa që një personi i është miratuar kërkesa për t’u paraqitur si viktimë në procedurë.

Një vendim final gjatë 2022-tës pritet të merret edhe në rastin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, gjykimi i të cilëve do të jetë më i shkurtër për shkak se të njëjtit nuk akuzohen për krime lufte.

Ndonëse numri i të ftuarve në cilësinë e të dyshuarit është shumë më i madh, Specialja për krime lufte deri tash ka ngritur vetëm tri aktakuza ndaj gjashtë personave.

Gjatë vitit që lamë pas, Specialja nuk nisi ndonjë procedurë të re ndaj ndonjë ish-pjesëtari të UÇK-së, teksa as aktakuzë të re nuk ka në pritje.

Tags: Gjykata e Hages
ShareTweetShare
Previous Post

Amerika po dërgon në Kosovë 20 ushtarakë të specializuar për anti-terrorizëm e mbrojtje

Next Post

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë prodhimin e kriptovalutave në gjithë territorin e Kosovës

Next Post
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë prodhimin e kriptovalutave në gjithë territorin e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë prodhimin e kriptovalutave në gjithë territorin e Kosovës

Lajmet e fundit

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.