Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi po vazhdon të mbahet në Hagë.
Selimi bashkë me ish-bashkëluftëtarë të UÇK-së janë duke u gjykuar në kuadër të Speciales në Hagë, për kinse krime lufte.
I njëjti sot feston ditëlindjen. Kjo është bërë e diture dhe nga bashkëshortja e tij, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi.
Bashkë me fëmijët ajo ka vizituar sot ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi për ta uruar nga afër me rastin e ditëlindjes.
“Urime ditëlindja Rexhë. Gjithmonë ditëlindjet bashkë”,shkroi ajo.