GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Isa Qosja: pa këngët e tij, ajo kohë nuk do ishte kohë e motivimit të njerëzve për rezistencë dhe kushtrim!

18/12/2021
në Ballina, Kosovë, Shqipëri
Koha e leximit:2 mins read
Isa Qosja: pa këngët e tij, ajo kohë nuk do ishte kohë e motivimit të njerëzve për rezistencë dhe kushtrim!
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: ISA QOSJA
Regjisor

Njeriu në mbamendjen e vet arkivon kujtime të pashlyeshme dhe kujtime të tjera. Ndër kujtimet e mia të pashlyeshme padyshim janë ato të bashkëpunimit tim me mikun tim Ilir Shaqiri.Ishin vitet e nëntëdhjeta, vite të vështira për Kosovën, kur unë dhe Iliri e filluam një bashkëpunim në fushën e interpretimit muzikor dhe skenik. Nuk ishte e zakonshme kjo për mua, sepse nuk e kisha një përvoje të tillë më herët, por më të takuar Ilirin, që në bisedën e parë konstatuam se: na duhet diçka e re në këngën e tij, diçka më motivuese për të, dhe për dëgjuesit, gjegjësisht shikuesit. Poezia shqipe?!..Cila?!

Ajo më e fuqishmja, më shungulluesja: Naimi, Noli, Migjeni?! Dhe, konstatuam së “Fjalët e qiririt“ do flisnin qartë përmes zërit kumbues të tij, “Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur”, po ashtu edhe “Kafshatë që s’kapërdihet” në periudhën e pakapërdishme kohore, duke e pyetur veten:a jemi në kahjen e duhur?! Këmbëngulnim së, po! Iliri menjëherë e kuptoi çka donim.

U bë kompozimi dhe orkestrimi i këtyre poezive dhe natyrisht Iliri më mrekulloi me muzikën që kishte krijuar dhe me zërin e tij që dridhte tokë! Erdhi koha që të vizualizoheshin këto këngë?! Për habinë time, Iliri edhe në rrafshin e të folurit, me një diksion të pastër, me gjeste, mimikë dhe interpretim, i artikuloi këto këngë për mrekulli. Doli një video-film që filloi të shfaqet në Televizionin Shqiptar, disa herë në ditë. Dukej se, kjo ishte koha e “Fjalëve të qiririt” dhe Ilirit. Ai rrëmbeu vëmendjen e secilit me këngën, me zërin dhe paraqitjen e vet.

Por ky ishte vetëm fillimi dhe në këtë fillim unë pashë te Iliri një këngëtar të paarritshëm, një artist ekselent, një njeri të mrekullueshëm, një mik që më qëndroi pranë me miqësinë e tij përgjatë gjithë këtyre viteve, duke bashkëpunuar deri në ditët e sotme! Thuhet se, edhe miqësitë i kanë ndonjëherë orët e liga dhe kjo është më se e natyrshme, por te Ilir Shaqiri nuk pashë kurrë orë të ligë dhe as moment dobësie! Një burrë i fjalës, nderit dhe respektit! Një atdhetar dhe intelektual.

Tani, tridhjetë vite më pas, Ilirin e gjej në këngë, në libra, në poezi; i pandalshëm, i palodhshëm, i përkushtuar, motivues! Ai qëndroi vertikalisht edhe para luftës edhe gjatë luftës edhe tani pas luftës, kur shumë njerëz kanë bërë kthesa të mëdha për “rrugë” të shkurtra.
Tani kur i shkruaj këto pak fjalë për Ilir Shaqirin, ndihem jashtëzakonisht i nderuar që e jetuam bashkë kohën e këngëve të tij dhe që bashkëpunuam, duke e sfiduar me këngët e tij dhunën dhe terrorin serb.
>Dikujt mund t’i duket e çuditshme, por me shumë përgjegjësi e them se: pa të dhe pa këngët e tij, ajo kohë nuk do ishte kohë e motivimit të njerëzve për rezistencë dhe kushtrim!

Prishtinë

Tags: Isa Qosjaper Ilir Shaqirin
ShareTweetShare
Previous Post

Topalli: Goodbye Lul! Radhën e ka Rama! Faleminderit çdo demokrati

Next Post

Leonora Jakupi, ishte mysafire e Fadil Nures

Next Post

Leonora Jakupi, ishte mysafire e Fadil Nures

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.