19-vjeçari nga Ferizaji voziti 117 km/h në zonën 50 km/h: Policia jep denim Raportohet se dje policia e Kosovës ka raportuar se një 19-vjeçar në Ferizaj i cili ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar, ku në zonën e kufizuar 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h, i njëjti është dënuar nga policia me 500 euro, 5 pikë negative, dhe 1 vit masë mbrojtëse me heqje të patentë shoferit, shkruan Gazeta Metro.
Policia njoftoi se dje në rrugën “Driton Islami” të Ferizajt, 19-vjeçari B.M. Drejtuesi (M/K) në zonën 50 km/h ka lëvizur me shpejtësi 117 km/h. Sipas kësaj shkelje, i njëjti person është dënuar me 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe 1 vit larg timonit, duke ju ndaluar të drejtoj automjetin.
Bazuar në këtë, Policia ka lëshuar një komunikatë ku u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe i ka inkurajuar që rastet e tilla të lajmërohen në polici, duke u shtrirë dorën për bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin B.M (M/K) i moshës 19 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 117 km/h. Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe një ( 1 ) vit masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit. Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.