Analisti Bedri Elezi deklaroi se 19 personalitete në Ballkanin Perëndimor, kryesisht nga sfera politike, do të shpallen non-grata së shpejti nga DASH. Analisti tha se në listën që do të publikohet do të ketë dhe politikanë nga Shqipëria dhe Kosova.
“Lista vazhdon të publikohet dhe janë një numër rreth 19 persona të cilët priten të shpallen non-grata. Nga i gjithë Ballkani Perëndimor mendohet të jenë diku te 19 persona, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, kryesisht janë njerëz që janë marrë me jetën politike”, tha analisti.
Analisti shtoi se shpallja e këtyre personave si të padëshiruar nga SHBA-të vjen pas një hulumtimi 5-vjeçar të bërë nga shërbimet sekrete amerikane në rajon. Ai shton se këta persona konsiderohen nga SHBA-të si individë që kanë cënuar marrëdhënet e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Departamentin e Shtetit, si dhe kanë kërcënuar sigurinë e SHBA-ve.