I është dhënë lamtumira e fundit 19 vjeçarit Ardit Zymerit, i cili u vra mbrëmë në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.
Lidhur me këtë rast për Indeksonline ka folur edhe xhaxhai i tij. Ai deklaroi se nuk e di se si ka ndodhur rasti, ndërsa familja tha se nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd.