Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nga qelia i ka uruar Kosovës 17 vjetorin e Pavarësisë, duke e quajtur një shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë.
Meta shprehet se Kosova forcohet çdo ditë si faktor i rëndësishëm paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon.
“Shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë”, thekson Meta.