Në skenë ajo është munduar t’i luftojë emocionet dhe të paraqitet sa më denjësisht.
Argjenda qysh si fëmijë ishte marrë me muzikë e këngën e ka kënduar me gjithë zemër. Pas fazës së parë, ajo synon finalen e pas saj ëndërron karrierën e Dua Lipës e Rita Orës.
“Unë besoj në talentin tim, si dhuratë që e kam nga Zoti. Shpresoj të arrij deri në finale dhe t’i bëj të gjithë shqiptarët krenarë, sepse kjo është ëndrra ime. Dua të bëhem si Dua Lipa dhe Rita Ora”, ka thënë ajo për emisionin “Express” në KTV.
Argjenda është e lindur në Finlandë, por lidhja e saj me Kosovën dhe gjyshërit vazhdon të jetë shumë e fuqishme.
Këngëtarja 16-vjeçare deri tani veten e ka sfiduar me interpretimin e “cover”-ave të këngëve më të njohura. Kurse, këto ditë përkrahja e madhe edhe nga shqiptarët nuk ka munguar.