Ndue Gjini, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kiel Schleswig Holstein të Gjermanisë, ka theksuar se procesi zgjedhor në Gjermani po ecën shumë mirë, duke shtuar se një numër i konsiderueshëm familjesh nga Kosova, të cilat dikur kishin mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), tani janë kthyer në PDK, shkruan Gazeta Papirus.
Sipas Gjinit, deri më tani 18 familje kanë kaluar nga LVV në PDK, pasi ata po e përqafojnë programin e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.
Ai ka nënvizuar se janë organizuar për të marrë pjesë masivisht në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe do të udhëtojnë për të votuar në Kosovë, duke përfshirë ata që për arsye teknike nuk kanë mundur të votojnë përmes KQZ-së.
Në një bisedë telefonike për Gazetën Papirus, Gjini ka theksuar se PDK do të festojë në mënyrë madhështore fitoren e këtyre zgjedhjeve.
/Gazeta Papirus/