Numrat s’del t’i ketë premtues aspak në Kaçanik kandidati për deputet nga Vetëvendosja, Mefail Bajqinovci.
Në një tubim në një lokal, s’del të ketë pasur edhe aq interesim për të dëgjuar Bajqinovcin, i cili zgjedhjet e kaluara kishte marrë jo pak vota në Kaçanik.
Për më tepër, në këtë tubim, Bajqinovci del të ketë qenë i shoqëruar nga Valon Ramadani, po ashtu i votuar me qindra vota në Kaçanik.
“Kaçaniku, si gjithmonë, me zemrën e fortë dhe përkrahjen e palëkundur për ndryshimin dhe progresin! Lëvizja Vetëvendosje po dëshmon se çdo cep i Kosovës është i mobilizuar për fitoren e radhës. Fuqizimi i kësaj energjie dhe besimi i qytetarëve në punën e mirë është garanci për suksesin që na pret më 9 shkurt 2025”, shkroi ai.