Kandidatja për deputete, Lavdije Deliu, ka marrë një mbështetje të madhe nga bashkësia lokale e Klinës së Epërme.
Në një postim të saj në rrjetin social Facebook, Deliu ka falënderuar qytetarët për pritjen e ngrohtë dhe ka theksuar se kjo mbështetje është një tregues i qartë se koalicioni Ideal-Nisma-AAK është zgjedhja e duhur për të ardhmen e vendit, shkruan Gazeta Papirus.
“Faleminderit për këtë pritje madhështore bashkësia lokale e Klinës së Epërme! Mikpritja e sotme është tregues i qartë se përcaktimi i bashkëvendasve është për koalicionin Ideal-Nisma-AAK,” shkruan Deliu në postimin e saj.
Ajo gjithashtu ka theksuar se angazhimi i saj për një Kosovë më të mirë do të jetë në qendër të fushatës, dhe është optimiste se koalicioni do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.
**#PërKosovënFituese137**
**#LavdijeDeliu54**