20 shkurti i 2008-ës shënon një datë të rëndësishme në marrëdhëniet Kosovë-Gjermani.
Veç tre ditë më pas, shteti gjerman e njohu vendin tonë shtet.
E pikërisht sot, pas një dekadë e gjysmë të njohjes së mëvetësisë Gjermania e ka kujtuar këtë moment.
Ambasada e saj në Kosovë e ka shpërndarë edhe letrën me të cilin është bërë njohja.
Ajo i ishte dorëzuar presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, nga shefi i atëhershëm Karl-Albrecht Wokalek.
Po ashtu Kosova dhe Gjermania, shënojnë edhe 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
“15 vjet më parë, shefi i atëhershëm i Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë, Karl-Albrecht Ëokalek ia dorëzoi Presidentit Fatmir Sejdiut letrën zyrtare në të cilën Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës dhe u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve” , thuhet në shkrimin e Ambasadës.
Ambasada thotë se Gjermania është falendëruese për raportet që ka ndërtuar me Kosovën dhe kosovarët.
“Derisa festojmë përvjetorin e 15-të të raporteve tona diplomatike mes Kosovës dhe Gjermanisë, ne jemi falënderues për partneritetin e ngushtë në shumë fusha dhe miqësinë e vërtetë, të bazuar në vlera të përbashkëta dhe lidhje të ngushta mes popujve tanë”, shkruan Ambasada.