GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Transformim historik në skenën fetare të Shqipërisë

30/06/2024
në Ballina
Koha e leximit:2 mins read
Transformim historik në skenën fetare të Shqipërisë
Share on FacebookShare on Twitter

Popullsia jofetare në Shqipëri është rritur, ndërkohë që numri i myslimanëve është zvogëluar dhe tash ka afër gjysmë milioni më pak. Është tkurrur edhe numri i të krishterëve. Rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë kumbuan deri në Turqi, ku mediat shkruan për “transformim historik në skenën fetare të Shqipërisë”.

“Ne nuk jemi një vend mysliman, por jemi një vend europian, ku ka myslimanë dhe të krishterë, që jetojnë bashkë. Jemi një vend unikal për këtë, në kuptimin që, të krishterët festojnë Ramazanin dhe për Krishtlindje myslimanët festojnë si të krishterët”. Kështu kishte thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para 10 vjetësh në një intervistë për France24.

Myslimanët nuk janë shumica e banorëve në Shqipëri – sipas rezultateve nga regjistrimi i fundit i popullsisë – nëse këtu nuk futen edhe bektashinjtë.

Popullsia banuese në Shqipëri ka dalë të jetë 2 milionë e 402 mijë e 113. Kështu, vendi tash ka 420 mijë banorë më pak se në vitin 2011.

Sa i përket besimit fetar, Shqipëria del se ka 1 milion e 101 mijë e 718 myslimanë. Në regjistrimin paraprak, në vitin 2011, myslimanë ishin deklaruar 1 milion e 587 mijë e 608. Diferenca: 485 mijë e 890 më pak.

115 mijë e 644 janë deklaruar myslimanë bektashi, numër më i madh se në vitin 2011 kur të tillë ishin deklaruar 58 mijë e 628 persona.

Mbi 375 mijë janë të krishterë, sipas Institutit të Statistikave, prej të cilëve 201 mijë e 530 katolikë dhe 173 mijë e 645 ortodoksë. Në vitin 2011 kishte 280 mijë e 921 katolikë dhe 188 mijë e 992 ortodoksë.

Për “tjetër besim fetar” janë përcaktuar 3 mijë e 670 persona. Në vitin 2011, vetëm 602 persona ishin deklaruar kështu.

332 mijë e 155 persona janë deklaruar si “besimtarë të pacilësuar”, numër shumë më i madh sesa në vitin 2011. Atëherë, të tllë deklaroheshin 153 mijë e 630 persona.

Ateistë, në regjistrimin e fundit të popullsisë janë deklaruar 85 mijë e 311 persona. Në vitin 2011, ateistë ishin deklaruar 69 mijë e 995, që i bie se numri i tyre është rritur për 15 mijë e 316.

Pyetjes se cilës fe i përkasin, 244 mijë e 331 persona kanë zgjedhur të mos përgjigjen në regjistrimin e fundit. Në vitin 2011, kishte 386 mijë e 24 persona që kishin zgjedhur të mos i përgjigjeshin kësaj pyetjeje.

Me t’u publikuar rezultatet e matjes së fundit të popullsisë së Shqipërisë të premten, disa mediave turke ua tërhoqi vëmendjen numri i myslimanëve. Disa prej tyre shkruan se si këto rezultate treguan një “transformim historik në skenën fetare të kombit” dhe se si në Shqipëri “myslimanët nuk janë më shumicë e popullsisë për herë të parë në më shumë se 200 vjet”.

Të dhënat nga regjistrimi i fundit i popullsisë.

Të dhënat nga regjistrimi i popullsisë së Shqipërisë në vitin 2011.

Tags: feja e krishterFeja IslameShqiperia
ShareTweetShare
Previous Post

Fromacionet zyrtare: Anglia – Sllovakia

Next Post

Kërkesa e Kurtit për nënshkrim dhe tërhëqjen e letrës së Bërnabiq, Lajçak: Po humbim kohë për gjëra jorelevante

Lajmet e fundit

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

18/05/2025
OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

18/05/2025
Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.