Një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Jusuf Buxhovi, ka thënë se heroi i Kosovës, Hamzë Jashari, për dy vota nuk është bërë anëtarë i degës së LDK-së në Skenderaj.
Ai ka thënë se ka dokumente të LDK-së pasi që ka qenë në atëkohë sekretari i përgjthshëm.
Buxhovi ka dhënë një detaj nga nisma për themelimin e LDK-së në Skenderaj, ku heroi i Kosovës, Hamëz Jashari nuk ka mundur të bëhet anëtarë për dy vota.
Tutje ai ka paralajmëruar se ka dokumente që tregojnë se çfarë kanë folur disa njerëz kundër Hamëz Jasharit gjatë asaj mbledhje.
Më poshtë mund të lexoni deklarimin e plotë të Buxhovit për këtë çështje dhënë në Pressing të T7:
“Unë i kam ruajtur të gjitha gjërat dhe kam përshtypjen se lidershipi i tanishëm dhe jo vetëm i tanishëm nuk kanë arkivën e LDK-së, nuk i njohin as dokumentet themelore të LDK-së, pos ato të fillimit.
A di pse? Sepse një pjesë të arkivës nga viti 1992 i kam unë, i kam ruajtur unë si sekretar gjeneral i LDK-së, e kam ruajtur sepse aty i ke krejt dokumentet strategjike. 80 mijë dokumente ia kam dhanë Arkivit të Kosovës, por jo ato strategjiket sepse janë degët, nëndegët dhe ka qe po e jap vetëm Skenderaj që është shumë e rëndësishme, ku kanë qenë familja e Adem Jasharit, Hamza ka qenë njëri prej nismëtarëve të atij procesit të LDK-së, ka dështu për dy vota nuk është pranu.
Gazetari: Nuk u pranu, çka?
Buxhovi: Anëtar i Kryesisë së LDK-së, Kryesisë së degës atje
Gazetari: Ka konkuru dhe për dy vota nuk ka kalu
Buxhovi: Nuk është problemi aty për dy vota, është problemi se çka kanë folë njerëzit kundër tij aty, njerëz… spo du me thanë çka kanë folë, por unë i kom ruajtur ato i kam deponu në dy arkiva jashtë me shifër sepse po të dalin ato, vrahen njerëzit se shumë kush nëpër studiu këtu që dalin trima andej këndej, kanë folë gjana që cilat…
Jo vetëm këto, ka edhe tjerë. Ka edhe unë i ruaj ato. Ka edhe Rugoav letra që mi ka çu që flet me emocione, ka qenë nashta i dëshpërum dhe flet për disa bashkëpunëtorë. Por dy arkiva të Gjermanisë janë të ruajtura me shifra dhe me 30 vjet afat, pas 30 vjete hapen.”
Këto komente Buxhovi i bërë gjatë debatit për konferencën e LDK-së “Rugova dhe Perëndimi”.
Ai ka komentuar fjalimin e kryeministrit, Edi Rama për ish-presidentin historik, Ibrahim Rugova duke shtuar se Rugova po politizohet edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Nuk isha ndal shumë te deklarata të tilla, se po shihet që janë për politikë ditore, pak a shumë mund të themi se janë të pasinqerta. E kam për kryeministrin Rama dhe për krejt ato çka po thuhet për të”. – ka thënë ai në Pressing.
Më tej, ai ka thënë se Rugova duhet të ketë vetëm qasje historike.
“Rugova po politizohet, edhe prej partisë së tij edhe prej partive tjera. Rugova është person historik, ai i takon historisë, qoftë si drejtues i LDK-së, qoftë si president i parë i zgjedhur. Qasja që duhet të kihet e politikanëve tjerë sidomos e LDK, e cila është bartëse e këtij personaliteti, duhet të jetë qasje historike.” – ka thënë ai.