GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

14 vjet burg kosovares për tentimvrasjen e burrit, me helm dhe kabllo

31/03/2022
në Ballina, Botë, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lartë (Kantonale) e Kantonit të Cyrihut ka shpallur të martën fajtore një grua 55-vjeçare për tentim të vrasjes së bashkëshortit të saj dhe për vepra të tjera.

Në fillim të prillit të vitit 2018, ajo kishte tentuar të helmonte burrin e saj, transmeton albinfo.ch. Pasi kjo nuk funksionoi, ajo pati provuar ta mbyste atë me një kabllo.

Gjykata i ka shqiptuar asaj një dënim me burg prej 14 vjetësh, një dënim me kusht  me para prej 130 njësish ditore prej 10 CHF dhe një gjobë prej 1000 CHF. Ajo ka vendosur gjithashtu edhe dëbimin 12-vjeçar nga Zvicra, të gruas së shpallur fajtore.

Ndalimi i hyrjes në Zvicër është futur në sistemin e informacionit Shengen dhe në këtë mënyrë ai vlen për të gjithë zonën Shengen.

Gjykata e Lartë e ka dënuar edhe bashkëshortin 50-vjeçar  me pesë muaj burg, ndër të tjera, për mashtrim, shkruan sda.ch. Ai, në të dhënat për zyrën e mirëqenies sociale nuk kishte deklaruar pasurinë e paluajtshme që kishte në Kosovë. Megjithatë, ai u lirua nga akuzat kryesore për përdhunim dhe sulm seksual. Gjykatës i mungonin prova të mjaftueshme për ta dënuar atë.

Aktgjykimi i Gjykatës së Lartë nuk është ende i plotfuqishën kështu që mund të bartet në Gjykatën Federale. Prokurori kishte kërkuar 16 vite burg për gruan, transmeton albinfo.ch. Për burrin kishte kërkuar një dënim me katër vjet burg për përdhunim, sulm seksual dhe vepra të tjera. Avokatët e të dy palëve në proces kanë kërkuar lirimin e klientëve të tyre.

Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka korrigjuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut të Cyrihut të nëntorit 2020, i cili nuk e kishte shpallur fajtore gruan për tentim vrasjeje të rëndë, por “vetëm” fajtore për tentim vrasjeje me paramendim. Ajo ishte dënuar me tetë vjet e gjysmë burg dhe ishte vendosur të dëbohej nga vendi për shtatë vjet.

Shkalla e parë, për shkak të mungesës së provave, e kishte liruar burrin nga akuzat për përdhunim dhe detyrim . Ai qe dënuar vetëm me gjobë, për mashtrim.

Deklaratat e gruas nuk janë të besueshme, është shprehur kryetari i trupit gjykues në aktgjykimin gojor. Megjithatë, as burri ndoshta nuk është “engjëll” i pafajshëm siç paraqitej, transmeton albinfo.ch. Nuk mund të përjashtohet që të ketë pasur dhunë në martesë. Megjithatë “nuk ka asnjë provë absolute”, ka thënë kryetari.

Gjykata nuk beson “historinë e vetëmbrojtjes” së gruas

Një mbrëmje në fillim të prillit 2018, gruaja i kishte shërbyer burrit të saj një pije në të cilën kishte përzier një sasi të madhe ilaçesh. Sipas akuzës, për ta helmuar. Pasi në mëngjesin enesërm ai ishte ende gjallë, ajo i lidhi atij nga pas rreth qafës, një kabllo karikimi të telefonit celular. Ajo kishte ndërprerë shtrëngimin e kabllit vetëm pasi fëmijët e rritur kishin hyrë në dhomë.

Avokatja e gruas në mbrojtjen e saj ka thënë se të gjitha janë bërë për vetëmbrojtje. Sipas saj, gruaja i kishte rezistuar edhe burrit të dhunshëm atë mëngjes.

“Historisë së sulmit në vetëmbrojtje” nuk i ka besuar gjykata, siç tha gjyqtari. Sipas mjekësisë ligjore, burri, në mëngjes ishte ende në gjendje të rëndë nga barnat. Ai nuk mund të mbrohej. Për shkak të ngufatjes që kishte pësuar, ai ishte “shumë afër vdekjes”.

Burri ishte larguar nga shtëpia e familjes disa kohë përpara krimit. Spiralja e përshkallëzimit qe kthyer poshtë. “Nuk kishte më kërcënim” prandaj gruaja nuk ka vepruar në vetëmbrojtje.

Në favor të gruas, gjykata supozon se ajo me të vërtetë kishte vuajtur prej vitesh në martesën e saj, përcjell albinfo.ch. Dhe më pas burri i kishte thënë se do të transferonte një pjesë të pasurisë te dashnorja e tij në Kosovë. Aty asaj i ishin “fikur siguresat”.

Por nuk kishte asnjë arsye pse ajo e ajo e kishte thirrur burrin në banesën e familjes me pretekstin për të marrë disa gjëra. Gjykata “për pak” i kishte besuar asaj se ajo nuk i ka përzier ilaçet me qëllimin për ta mbytur burrin me pije. “Por, jo më larg se të nesërmen në mëngjes, qëllimi për ta vrarë ishte bërë tashmë fakt”.

Tags: 14viteBurgimShqiptaritzvicer
ShareTweetShare
Previous Post

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë

Next Post

Mobilizimi i UÇK-së që ndodhi para 23 vitesh, ky ishte urdhëri i asaj kohe

Next Post

Mobilizimi i UÇK-së që ndodhi para 23 vitesh, ky ishte urdhëri i asaj kohe

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.