Për gjashtë ditë janë raportuar 13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt.
Policia ka njoftuar se nëntë nga këto raste kanë ndodhur në Ferizaj, dy në Kaçanik dhe dy në Han të Elezit.
Gjatë kësaj periudhe, sipas policisë në rajonin e Ferizajt janë raportuar katër raste të dhunës në familje.
“1 person është arrestuar dhe ndaluar në mbajtje. 3 persona janë liruar për procedura të rregullta hetimore”.
“Policia ka arrestuar 55 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.