Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se brenda muajit maj priten arrestime të reja nga Specialja.
Kajtazi tha se bëhet fjalë për 13 persona, shumica prej tyre eprorë të lartë të UÇK-së, shkruan Jepi zë.
Sipas tij, kryeministri Kurti është i informuar për këtë.
“Bëhet fjalë për 13 persona shumica prej tyre eprorë të lartë të UÇK-së të cilët pritet t’i bashkohen të akuzuarve të tjerë në Hagë. Nuk mund të flas me emra për shkak të ndjeshmërisë, familjeve. Pritet me ndodhë shumë shpejt, brenda këtij muaji priten arrestime. Kryeministri është i informuar për këtë”, tha Kajtazi në RTV Dukagjini.