Një vajzë 12 vjeçare është dhunuar në Ferizaj, derisa nëna e saj e kishte raportuar si të zhdukur, mesnatën e të hënës.
Policia ka gjetur viktimën ndërsa i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili është 19 vjeçar.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu.
“Referuar pyetjeve tuaja për rastin në fjalë, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”. Po ashtu, Prokurori i Shtetit, ndaj të njëjtit, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”. I dyshuari në këtë rast është 19 vjeçar”, tha Vjosa Baftiu për Insajderi.