Policia rajonale e Ferizajt përmes një komunikate njofton për aktivitetet e zhvilluara nga data 12 deri më 18 të këtij muaji.
Përmes aktivieteve policore janë shqiptuar 1006 gjoba për kundërvajtje dhe 12 patentë shoferi janë hequr.
Ndërsa në 30 aksidentet e raportuara që kanë ndodhur 14 aksidente kanë qenë me të lënduar, 16 aksidente me dëme materiale dhe të gjitha këto kanë rezultuar me 26 të lënduar.
Në lidhje me këto të dhëna të frikshme, policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe ligjin.
Komunikata e plotë:
Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 12-18/06/2023 ka shqiptuar 1006 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 12 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërsa, janë raportuar 30 aksidente, prej tyre: -Aksidente me lëndime, 14 Persona të lënduar, 26 -Aksidente me dëme materiale, 16 Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë