Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar rreth kërkesës së Departamentit Amerikan të Shtetit, nga ku është kërkuar që tre policët e Kosovës të rrëmbyer pak ditë më parë nga Serbia, të lirohen menjëherë dhe pa kushte.
Rama, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se, sa më shumë që Serbia mban këta policë, aq më e vështirë do të jetë që marrëdhëniet e bilaterale me Shqipërinë të mos bëjnë shumë hapa mbrapa.
I pari i qeverisë së Shqipërisë, ka deklaruar edhe se, nëse policët nuk lirohen, atëherë kjo javë do të jetë java e rikthimit të akullit mes dy vendeve.
“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!”, ka thënë Rama.