GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

11 milionë euro pasuri të sekuestruara, pa raste konfiskimi në tremujorin e tretë të vitit

27/12/2024
në Ballina, Drejtësi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
11 milionë euro pasuri të sekuestruara, pa raste konfiskimi në tremujorin e tretë të vitit
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurori, Shqipdon Fazliu, koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, në mbledhjen e 259-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka prezantuar raportin tremujor (korrik-shtator 2024).

Për këtë tremujor, Fazliu tha se janë sekuestruar 11 milionë euro pasuri, përfshirë edhe banese, por që nuk kanë ndonjë rast të konfiskimit për çka tha se është aspekt negativ.

Fazli tha se për herë të parë “kemi përgjigje lidhur me shitjen e aseteve, duke thënë se janë bërë 138 kërkesa për shitjen e tyre”.

“E vetmja Prokurori që nuk ka pasur kërkesë për shitje të aseteve këtë tremujor është Prokuroria Speciale”, u shpreh ai.

Ai shtoi se kanë pasur 28 kërkesa për shkatërrim të armeve.

Mirëpo, sipas tij aspekt negativ është se në disa prokurori shumë asete i janë kthyer të pandehurve dhe kështu ose prokurorët nuk i kane bërë analizat e mira kur kanë sekuestruar atë pasuri ose gjyqtarët parapake kur kanë pranuar këto kërkesa.

“Një numër shumë i madh, me grabitje, kundër narkotikëve”, tha ndër të tjera ai.

Ai shtoi se kërkon nga disa prej kandidatëve për kryeprokurorë që edhe nëse zgjidhen në këto pozita, të vazhdojnë punën e koordinatorëve pasi është investuar edhe me trajnime dhe kanë arritur nivel të kënaqshëm të konfiskimit.

Maloku: Vetëm 33% e kallëzimeve penale në aktakuza për korrupsion, larg asaj që synojmë të arrijmë.

Prishtinë-Jetish Maloku, anëtar i Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e 259-të, komentoi raportin 6 mujor të Komisionit ad hoc mbikëqyrës për korrupsion dhe krimet ekonomike, të cilin e prezantoi prokurorja, Laura Pula.

Maloku tha se 66% e kallëzimeve penale për korrupsion janë kryer me pushim apo hedhje të tyre, ndërsa vetëm 33% në aktakuza, çka sipas tij, është shqetësuese, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kjo nëse e sheh diçka s’është ne rregull me këto kallëzime penale. Është larg asaj që ne mendojmë që duhet të kemi një sukses”, u shpreh ai.

Pula, tha nëse shohim statistikat është shqetësuese, mirëpo sipas saj, meqenëse secila prokurori e ka edhe kryeprokurorin e vet kjo le të mbetet në menaxhimin e tyre. Pasi nuk mundet komisioni t’i shtyjë prokurorët të ngrisin aktakuza.

Ajo shtoi që shpreson që në raportin vjetor të ketë më shumë aktakuza se hudhje të kallëzimeve penale të korrupsionit. Ky raport u miratua nga këshilli me 10 vota për dhe 2 abstenime.

Tags: 11 milione euro te sekuestruaradrejtesia ne kosoveKshilli prokurorial
ShareTweetShare
Previous Post

SPAK reagon për hetimin ndaj Velijajt: Ekzistojnë të dhëna për katër vepra penale

Next Post

Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë

Next Post
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë

Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.