Parim Olluri, drejtori i Gazetës Insajderi, ka thënë se Hashim Thaçi ishte kritikuar dhjetë vjet për zhdukjen e sasive të mëdha të drogës në dhomën e dëshmive në Polici.
“Kërkonim llogari se qysh e kanë leju me ndodh kjo”, shkruan Olluri, i cili thotë se tash “10 vjet tjera duhemi me kritiku Qeverinë Kurti” për arsyen se “qysh kane mujtë me leju zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit”.
Ndryshe, katër zyrtarë të Instituti të Mjekësisë Ligjore janë pezulluar pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.
Kështu ka njoftuar ministrija e Drejtësisë në njoftim në Facebook, duke treguar edhe emrat e zyrëtarëve të suspenduar.
“Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore”, thuhet ndër të tjera në njoftim.