Sot është bërë 1 vit nga vrasja e Gjyljeta Ukellës, e cila u privua nga jeta mizorisht nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi, në Pejë.
Ukella u vra mëngjesin e 16 prillit 2024, në banesën e tyre në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë.
Sipas dosjes së Prokurorisë, me dashje dhe me armë, Edmond Lajçi e ka qëlluar viktimën për vdekje dhe më pas ishte paraqitur vetë në Polici duke deklaruar “e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë”.
Lajçi tashmë vuan dënimin me burgim të përjetshëm, që iu shqiptua në fund të vitit të kaluar nga Gjykata Themelore në Pejë.
Klan Kosova kishte raportuar vjet se në aktakuzën ndaj Lajçit thuhej se gjatë kohës sa ka qëndruar në paraburgim, i njëjti asnjëherë nuk ka tentuar t’i takojë fëmijët.