Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se që nga 13 marsi i 2020-ës 65 mijë e 65 qytetarë janë infektuar me COVID-19 në vend.
56 mijë e 655 qytetarë u shëruan nga infektimi me virusin korona, mirëpo janë 1 mijë e 553 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.Aktualisht në vend janë 6 mijë e 857 raste aktive me COVID-19.
Më së shumti rast pozitive janë paraqitur në Komunën e Prishtinës.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.667 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 297 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (81, 53 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (57 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 65.065 raste nga 274.160 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.553 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 311 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.655 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.857”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 106 raste, Prizren 20 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Vushtrri 13 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 8 raste, Rahovec 8 raste, Podujevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 4 raste, Drenas 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Kamenicë 1 rast.