GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

1 Maj, e Shtune, vitit 99, Nishorë

01/05/2022
në Ballina
Koha e leximit:4 mins read
1 Maj, e Shtune, vitit 99, Nishorë
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan Halil Çadraku

Shumë vrasje, një ngushëllim … !
1 Maj, e Shtune, vitit 99, Nishorë…
Luftimet bëhëshin gjithandej Zones Operative të Pashtrikut. Sa në malet e Berishes, sa në fshatrat e Malisheves, sa në Komunën e Rahovecit, sa të Prizrenit …..
Nga çdo anë na vinin lajmet e luftimeve, qoftë humbjet e armikut, çoftë vrasjet e civilëve dhe ushtarëve tanë anëkënd ZOP-it…
NATO-ja bombardonte të gjitha caqet, edhe pse shumë prej tyre okupatori serb i lëvizte natën,duke ditur se ne i tregonim informatat tona në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, e ATA, deomos Shtabit të NATO-s …
”Radio Kosova e Lirë” raportonte për humbjet e armikut, në regjionin e Prishtines, Pejes, Prizrenit, për bombardimet në malet e Zonës së Nerodimes, ku rruges ishin nisur anëtarët e Sh. P. të UÇK-së, për t’a përshpejtuar dhe aktivizuar efektivat e ”fjetura” të UÇK-së në Shqipëri gjithandej… të cilat kinse në emër të mobilizimit, humbisnin kohë që nga Marsi i 99 dhe nuk u bënte këmba punë të ja mësynin kufirit shqiptaro-shqipëtarë….

( Jemi duke folur për vitin 99, muajt Mars, Prill, Maj, kur çdo sekondë, minutë, orë, apo ditë ishte e vlefshme sa jeta, sa shumë jetëra njerëzish e ushtarësh të cilet kishim mbetur me pak municione e pak ushtarë…
UÇK-ja brenda numëronte 12.000 …. ushtarë, kur të tjerët për ndonjë ”arsye” kishin dalur në Shqipëri, në emër të përcjelljes së familjarëve të tyre, dhe sipas tyre… menjëherë do futeshin në luftime në Pashtrik… Pritja ishte vrastare, besimi ishte i plotë, por…. jo edhe realiteti. Realiteti ishte se në kufirin shqiptaro-shqipëtarë ishin grumbulluar forca të tepërta, të numërta të luftëtarëve të UÇK-së dhe pritnin… nuk e di as sot se kënd pritnin, por, pritnin… e ndoshta as ata vetë se dinin se qka pritnin, por, pritnin… por, edhe ne pritnim, nuk e di se qka pritnim por………
N’a erdhi lajmi se në fshatrat e Suharekës kishim shumë civil të vrarë, e në mesin e atyre ishte edhe nëna e një ushtari tonë, të cilit ja kishin vrarë edhe gruan shtatzënë, 2 javë para se të lindtte … Ishim në hall, nuk dinim si t’i tregonim, si t’a ngushëllonim, qfarë t’i themi, si ti themi … ohhhh zot i madh, tmerrr, më lehtë pranoj të vdes se sa të jap këso lajmesh të hidhura e plot dhimbje e ndjenja urrejtjeje ndaj armikut …
02.Maj.99, kishim dërguar një grup të ”Syrit të Shqiponjes”, për të hetuar një qështje rreth vrasjes së ushtarit tonë Zaim Muqa. Në ballë të grupit printe zv. Shefi i ZKZ-së Xhavit Bajraktari dhe Fetah Gega Kom. i PU-së… Në ardhje e sipër në fsh. Shirokë, grupa bie në pritë, dhe prej tyre bien heroikisht Xhaviti dhe Fetahu…
Të nesërmen, u mblodhem në Shtabin e ZOP-it, dhe, u dakorduam që Kom. i ZOP-it,Tahir Sinani përmes Radio Tiranës të lajmëronte prë këtë humbje të madhe për radhët e UÇK-së, të cilen gjë edhe e bëri… Ngushëlluam Fatmirin, vëllaun e Fetahut, i cili e pranojë me stoicizëm rënjën e vëllaut, pastaj ngushëlluam edhe Shasivarin, vëllaun e Xhavitit, i cili edhe AI e pranojë burrërisht rënjen e vëllaut të tij… Në mesin tonë ishte edhe ushtari i cili kishte humbur pothuaj të gjithë familjen, siq e tregova më lartë, edhe AI, i ngushëllojë që të dytë, meqë të tretë ishin ushtarë të UÇK-së… Në këtë gërshetim ngushëllimesh, shfrytëzova rastin që edhe Xenit, t’i shprehim ngushëllimet për humbjen e tij shumë të madhe, në familje …
U shtang AI, u shtangem edhe ne… fjalët kishin humbur kuptimin e tyre. Në atë kryqëzim fjalësh, u dhanë kaq shumë ngushëllime, sa që nuk dihej se kush ishte ngushëlluesi e kush i ngushëlluari, sepse, të gjithë njëjtë ndjenim dhimbjet e tyre, si të ishin humbjet tona personale, s’kishte kurrfarë dallimi… të gjithë ishim me lot në sy, të gjithve na dhimbsej jeta e çdo njeriu civil apo ushtarë… Zemra copëtohej njëjtë, si andej si këndej …
Dita e nesërme filloj normale, sikur ditët tjera, dhimbja ishte betonuar, armuar dhe zënë vend që moti në zemrat tona, veq se i shtoheshin katet, nëse ishin njëkateshe, bëheshin dy, nëse ishin dykatëshe bëheshin tre, nëse ishin trekatëshe bëheshin katër… Nuk kishim emra, veq numra, secili njeri identifikohej me numër, kaq e kaq… Nuke di a mund t’a paramendoni se si ëshë kjo, ska më, u vra filani e fisteku, por, sot u vranë kaq, e dje kaq, po flisnim vetëm me numra. Jeta ishte veqse një numër, një shifror, dy, tre…
Ditari i ”Fatosit”
datë 1, 2, 3 Maj, 99 …
P.S. Ushtari që kishte humbur familjarët e tijë, ishte Shkelzen-xeni Krasniqi, nga Studenqani, Invalid i luftës, ushtarë nga dita e parë e deri te ajo e fundit, pa ju nda as një minutë luftes për LIRI…
Xeni, ti për mua je një shembull i burrërisë, trimërisë, herozmit, stoicizmit…. Ti je HERO i gjallë i luftës së UÇK-së…Mburrem me ty bashkëluftëtarë…

 

Tags: Halil ÇadrakuNga ditari i luftes
ShareTweetShare
Previous Post

Për 1 maj protestohet me moton “Prej nalt s’bijnë paret, bijnë punëtorët”

Next Post

Syla: Serbia nuk ka mundësi të destabilizojë Kosovën

Next Post

Syla: Serbia nuk ka mundësi të destabilizojë Kosovën

Lajmet e fundit

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

19/05/2025
Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.