Po vazhdojnë të rriten çmimet e derivateve në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme çmimi i naftës ka shkuar në 1.49 cent, çmim ky më i lartë ndonjëherë.
Për rritjen e madhe të çmimeve të derivateve ka ndikuar pushtimi i Ukrainës.
Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale/marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë.
Te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, tek ata me pakicë deri 6 për qind të shitjes.
E ky vendim nuk u ka pëlqyer naftëtarëve të Kosovës të cilët kanë kërkuar pezullimin e këtij vendimi.