GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

​Mijëra kandidatë për zgjedhjet lokale do t’i nënshtrohen verifikimit

02/06/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse zgjedhjet lokale nuk janë shpallur akoma, partitë politike veçse kanë filluar të prezantojnë kandidatët e tyre për kryetar të Komunave apo për Kuvende Komunale.

Mbështetur nga proceset e kaluara zgjedhore, edhe në këto zgjedhje pritet që me mijëra kandidatë të garojnë për pozitën e kryetarit në 38 komuna apo për ndonjë ulëse në ndonjërën nga 38 Kuvendet Komunale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur për KosovaPress se sa i përket certifikimit të kandidatëve që duan të garojnë në këto zgjedhje do të veprojnë njësoj sikurse bën për zgjedhjet e 14 shkurtit, duke kërkuar verifikimin e kandidatëve në një numër institucionesh.

“Me qëllim të verifikimit të kandidatëve që duan të certifikohen në garën për kryetar komune apo për kuvende komunale, KQZ-ja do t’i drejtohet disa institucioneve të ndryshme, në këtë rast Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Agjencia së Kosovës për Inteligjencë si dhe Doganave të Kosovës. Ne nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme janë të listuar të gjitha rastet kur një person nuk është i aftë të certifikohet si kandidat, prandaj do të kërkohet për secilin prej kandidateve, nga secili prej këtyre institucioneve, të bëjnë verifikimin sipas fushës së përgjegjësisë që mbulojnë. Pra, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kohën pra kur të vijë periudha e certifikimit të kandidatëve që duan të kandidojnë që duan të garojnë në zgjedhjet lokale qoftë për kryetar komunë qoftë apo për kuvende komunale do të veprojë njëjtë sikurse për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat janë mbajtur më 14 shkurt”, tha Elezi.

Ndërkaq, i pyetur se si do të veprojë KQZ-ja lidhur me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kriteret ligjore, pra nëse janë të shpallur fajtor për vepër penale me vendim të formës së prerë të gjykatës në tri vitet e fundit, Elezi sqaroi procedurën që do të ndjekë KQZ-ja.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës është njëri prej institucioneve që KQZ-ja do të kërkojë verifikim të kandidatëve. Në nenin 29, pikën Q, theksohet se kandidat nuk mund të jetë ‘një person i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit’. Prandaj, ne do të kërkojmë nga KGjK-ja që të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Kjo periudhë do të llogaritet nga dita e zgjedhjeve lokale, varësisht se cila do të jetë, dhe tri vite mbrapa asaj date”, tha ai.

Verifikimi i kandidatëve do të mbetet sfidues për institucionet pasi bëhet fjalë për mijëra persona.

Vetëm në zgjedhjet lokale të vitit 2017, morën pjesë 204 kandidatë në garën për kryetar Komune, ndërsa rreth 6,900 kandidatë për Kuvende Komunale.

Sipas KQZ-së, për dallim nga zgjedhjet e 14 shkurtit të cilat ishin të parakohshme dhe u organizuan në një kohë të shkurtër, zgjedhjet lokale janë të rregullta dhe KQZ-ja do të ketë më shumë kohë për organizimin e tyre. Në këtë rast, sipas KQZ-së, edhe periudha e paraparë për institucionet e tjera do të jetë më e gjatë, por kjo do të vendoset saktë nga KQZ-ja, me miratimin e planit operacional.

Tags: 2021kandidatetkosovelokalepertetorverifikimizgjedhjet
ShareTweetShare
Previous Post

Rrahu babain e tij, arrestohet një person në Gjakovë

Next Post

Jasha Ferizaj, jasha: Një banor atje mbjell kanabis në ballkon

Next Post

Jasha Ferizaj, jasha: Një banor atje mbjell kanabis në ballkon

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.