Kur të rinjtë shtojnë peshë të tepërt gjatë adoleshencës dhe të 20-tave të tyre, ata mund të kenë një rrezik më të madh të kancerit agresiv në prostatë më vonë në jetën e tyre, shkruan Panacea.
“Ishim të befasuar nga shtimi i shpejtë i peshës në moshë të re dhe se rreziku i kancerit të prostatës më vonë gjatë jetës së një personi ishte i lidhur me këtë përshpejtim të peshës”, theksojnë ekspertët.
Vlerësohet se këto rezultate nuk mund të jenë definitive, në atë, se shtimi në peshë në një moshë të re shkakton një rrezik të madh të kancerit të prostatës, por se të dyjat janë të ndërlidhura. Tani parashtrohet pyetja, nëse humbja e peshës më vonë gjatë jetës së një personi mund të zvogëlojë rrezikun e shkaktuar nga pasha e madhe trupore të një adoleshenti.
Ndërkaq, kanceri i prostatës është kanceri i dytë më i shpeshtë në botë.