GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Xhaçka për marrëveshjen e Ohrit: Lajm i mirë për të gjithë rajonin, Kosova tregoi guxim

23/03/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme, Shqipëri
Reading Time: 3 mins read
Xhaçka: NATO t’i hapë dyert për Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, deklaroi se marrëveshja e arritur në Ohër në 18 mars mes Kosovës e Serbisë është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, ajo përgëzoi Qeverinë e Kosovës për seriozitetin dhe guximin e treguar, pasi sipas saj, arritja e një marrëveshjeje të tillë nuk është e lehtë.

Xhaçka tha se është shumë optimiste që me angazhimin konstruktiv e serioz të Qeverisë së Kosovës, atë të Serbisë, mbështetjen dhe monitorimin e BE dhe SHBA, veçanërisht gjatë procesit delikat të implementimit, ekzistojnë të gjithë kushtet që kjo marrëveshje të çojë me sukses drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo që dua të them, është që puna që duhet bërë deri në finalizimin e zbatimit të marrëveshjes, do të jetë komplekse, me sfida dhe do të kërkojë shumë përkushtim, seriozitet por edhe mbështetje nga partnerë e aleatë për të qenë e suksesshme. Është koha per hapa te vendosur, jo per ambiguitet. Marrëveshja dhe aneksi duhen zbatuar ne tërësinë e tyre, siç parashikon pika 2 e aneksit, jo duke zgjedhur ca dispozita dhe injoruar disa te tjera: Nuk duhet të pengohet anëtarësimi i Kosovës ne organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB, duhet te njihen dokumentet dhe simbolet kombëtare të Kosovës”, deklaroi Xhaçka, raporton KP.

Ministrja e Jashtme shqiptare u shpreh se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë do të shuajë një nga vatrat e mundshme të konfliktit në rajon ndërsa do të përfitojë e gjithë Ballkani Perëndimor.

“Arritja e kësaj marrëveshjeje, normalizimi eventual i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, do të shuajë një nga vatrat e mundshme të konfliktit në rajon. E padyshim, duke hapur rrugën për avancimin e të dy vendeve në procesin e integrimit evropian, do të ndikojë ndjeshëm në konsolidimin e paqes, stabilitetit e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Xhaçka.

Xhaçka shtoi se Shqipëria ka qenë vazhdimisht në mbështetje të dialogut si dhe ka mbështetur planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas saj, shërben si një pikënisje e mirë për dialogun.

“Ashtu siç kemi bërë në çdo moment, edhe në luftë, edhe në paqe, ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën me të gjithë mundësitë që kemi. Përpjekjet tona sot do të vazhdojnë të fokusohen tek procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe tek procesi i njohjeve. Me arritjen e kësaj marrëveshjeje unë pres që këto procese të bëhen deri diku më të lehta dhe rezistenca të zbehet, pavarësisht se jemi të vetëdijshëm për pengesat që mund të krijojnë gjatë këtij procesi vende si Rusia apo ndonjë vend tjetër, që nuk e mbështesin dialogun dhe arritjen e një normalizimi të plotë mes Kosovës e Serbisë”, vijoi Xhaçka.

Ministrja e Jashtme shqiptare u shpreh se falë sukseseve të diplomacisë shqiptare Shqipëria ka sot mundësi më të mëdha e më konkrete për të mbështetur Kosovën.

“Mbështetja e Kosovës është sot, siç ka qenë jetë e mot, një prioritet kombëtar. Por sot më shumë se kurrë, në kontekstin e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është një prioritet për sigurinë dhe stabilitetin e mbarë rajonit edhe më gjerë, në Evropë. Rajoni ynë, e sidomos situata si ajo që ekzistonte mes Kosovës e Serbisë apo ajo në Bosnje Hercegovinë janë në shënjestër të përpjekjeve ruse për të shkaktuar tensione e konflikt në Ballkanin Perëndimor”, tha ndër të tjera Xhaçka.

Gjatë ditës së enjte, edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, si dhe Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se kjo e fundit ka refuzuar të nënshkruajë ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiq shprehu hapur kundërshtimin për disa nene të kësaj marrëveshjeje.

Tags: kosovaKuvendi i ShqipërisëMarrëveshja e OhritOlta Xhaçka
ShareTweetShare
https://www.facebook.com/hilalpalacealbania/ https://www.facebook.com/hilalpalacealbania/
Previous Post

Rritja e çmimit të energjisë, Bajrami kujton një premtim të Qeverisë Kurti

Next Post

Molliqaj: Ujdia e Ohrit në qendër e ka autonominë për serbët e Kosovës

Next Post

Molliqaj: Ujdia e Ohrit në qendër e ka autonominë për serbët e Kosovës

Lajmet e fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri, të shtëna edhe me armë zjarri

Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri, të shtëna edhe me armë zjarri

30/05/2023
Daniel Serwer: Amerikanët mund t’ia bëjnë jetën e vështirë Kurtit – Kosova me kapacitete të limituara

Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështetë 100% Serbinë

30/05/2023
Kimete Berisha: Qeveria Kurti ra sot!

Kimete Berisha: Qeveria Kurti ra sot!

30/05/2023
Djokoviqi nuk do të sanksionohet për mesazhin nacionalist ndaj Kosovës

Djokoviqi nuk do të sanksionohet për mesazhin nacionalist ndaj Kosovës

30/05/2023
“Marshojmë për veri” Stresi e merr seriozisht situatën në Kosovë

“Marshojmë për veri” Stresi e merr seriozisht situatën në Kosovë

30/05/2023
“Me fat që dje nuk u vra askush”, Albin Kurti për ‘The Guardian’: Reagimi i Blinken na lëndon, është i padrejtë!

“Me fat që dje nuk u vra askush”, Albin Kurti për ‘The Guardian’: Reagimi i Blinken na lëndon, është i padrejtë!

30/05/2023

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Ballina
  • Botë
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri, të shtëna edhe me armë zjarri

Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri, të shtëna edhe me armë zjarri

30/05/2023
Daniel Serwer: Amerikanët mund t’ia bëjnë jetën e vështirë Kurtit – Kosova me kapacitete të limituara

Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështetë 100% Serbinë

30/05/2023
Kimete Berisha: Qeveria Kurti ra sot!

Kimete Berisha: Qeveria Kurti ra sot!

30/05/2023
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.