GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ukraina: Grupi Wagner tentoi të vriste presidentin dhe kryeministrin

27/03/2022
in Ballina, Botë, Lajme
Reading Time: 2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Një këshilltar i lartë i ministrit ukrainas të mbrojtjes i tha CNN se grupi famëkeq ushtarak rus Wagner ishte i përfshirë në një komplot të dyshuar për ta vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministrin Denis Shmihal.

“Ata donin ta vrisnin udhëheqjen e Ukrainës: presidentin dhe kryeministrin tonë. Ky ishte qëllimi dhe disa prej tyre u dërguan në Ukrainë pa asnjë sukses”, tha Markian Lubkivsky, një këshilltar i ministrit të mbrojtjes të Ukrainës. Lubkivsky tha se kjo u konfirmua nga shërbimi i inteligjencës ukrainase dhe forcat speciale të ngarkuara për mbrojtjen e Zelenskiyt.

Të gjitha këto dokumente dhe provat e nevojshme do t’i paraqiten Tribunalit”, tha ai, duke shtuar se nuk mund të zbulojë më shumë për arsye operacionale. CNN nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Grupi Wagner u zbulua për herë të parë gjatë pushtimit rus të Ukrainës lindore në vitin 2014. Që atëherë, hulumtimet dhe hetimet e pavarura nga CNN kanë zbuluar se kontraktori ushtarak privat operonte në Siri dhe disa vende në Afrikë. Zyrtarët amerikanë dhe zyrtarët e të drejtave të njeriut i kanë akuzuar ata për shkelje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut, përcjell Gazeta Express.

Grupi besohet të jetë i lidhur me Yevgeny Prigogine, një oligark aq i afërt me Kremlinin sa që njihet si “kuzhinieri” i Putinit. Kremlini ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo lidhje me grupin. Prigozin mohon çdo përfshirje në grupin Wagner. Britania u bë vendi i fundit që e sanksionoi grupin Wagner para pak ditësh.

Lubkivsky thotë se inteligjenca ukrainase ka gjurmuar grupin brenda dhe jashtë Ukrainës dhe se disa operativë të Wagner janë vrarë brenda vendit. Ata identifikohen nga shenjat e tyre unike.

Zelenskiy ka njoftuar vazhdimisht se do të qëndrojë në Ukrainë për ta udhëhequr mbrojtjen e vendit gjatë luftës, e cila tani ka hyrë në muajin e dytë.

“Morali i ushtrisë është shumë i lartë sepse presidenti ynë është në Kyiv, kryeministri dhe parlamenti ynë janë këtu. Kjo është shumë e rëndësishme për t’i mbështetur njerëzit në terren, për ta mbështetur ushtrinë ukrainase dhe ky është një sinjal shumë i mirë për komunitetit ndërkombëtar”, tha Lubkivsky.

Tags: grupipresidentitTentoiUkrainasvjarsjenWagner
ShareTweetShare
Sprezzaturaclo Sprezzaturaclo Sprezzaturaclo
Previous Post

Një person tenton ta sulmojë inspektoren komunale në Mitrovicë, policia jep detaje

Next Post

​Dy euro të falsifikuara, brenda tre muajve mbi njëmijë euro të raportuara

Next Post

​Dy euro të falsifikuara, brenda tre muajve mbi njëmijë euro të raportuara

Lajmet e fundit

Sot luhen dy ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Suharekë

Sot luhen dy ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Suharekë

30/09/2023
Shiu rekord në qytetin e Nju-Jorkut shkakton përmbytje

Shiu rekord në qytetin e Nju-Jorkut shkakton përmbytje

30/09/2023
Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot me diell dhe vranësira

30/09/2023
Gazetari Berisha: Jam kërcënuar dhjetëra herë nga ekstremistet fetarë

Skandaloze: Ridvan Berisha me akuza të pa baza, ofendon dhe linçon rëndë Gazetën Papirus

30/09/2023
Kërkesa e SHBA-së që të tërhiqen forcat serbe nga kufiri, Ahmeti: Po shihet se Rama ka pasur informata

Kërkesa e SHBA-së që të tërhiqen forcat serbe nga kufiri, Ahmeti: Po shihet se Rama ka pasur informata

29/09/2023
Aksident në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Aksident në Prishtinë, nuk ka të lënduar

29/09/2023

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
Sot luhen dy ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Suharekë

Sot luhen dy ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Suharekë

30/09/2023
Shiu rekord në qytetin e Nju-Jorkut shkakton përmbytje

Shiu rekord në qytetin e Nju-Jorkut shkakton përmbytje

30/09/2023
Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot me diell dhe vranësira

30/09/2023
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.