GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

“Telegraph” rendit Shqipërinë ndër 10 vendet më të mira për plazh në Europë

02/07/2025
në Kuriozitete
Koha e leximit:3 mins read
“Telegraph” rendit Shqipërinë ndër 10 vendet më të mira për plazh në Europë
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Europë për pushime në plazh.

Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruan Elise Morton në një artikull të botuar në “Telegraph”.

Nga kishat bizantine të Ohrit deri te rrugët e zhurmshme të qytetit të vjetër të Sozopolit, Evropa Lindore është plot me destinacione që ndërthurin bukurinë natyrore me kulturën. Për më tepër, ajo është gjithashtu shtëpia e vendpushimeve mahnitëse bregdetare me më pak turma se vendet homologe në Mesdhe.

Aksesi në këto plazhe magjepsëse po bëhet gjithnjë e më i lehtë, rreth 1,500 fluturime direkte nisen nga aeroportet e Britanisë së Madhe, çdo javë për në Evropën Lindore, sipas të dhënave të OAG, me linja ajrore me kosto të ulët. Pushimet në plazh janë të përshtatshme për një fundjavë të gjatë ose një aventurë. Nga deti në liqen, nga lumi në ujëvarë, këto vende ofrojnë pushimet më të mira në plazh në Evropën Lindore.

Ishujt e Ksamilit, Shqipëri

Perla e veçantë në detin Jon ndodhet në qytetin bregdetar të Sarandës, në jug të Shqipërisë. Katër ishujt idilikë të Ksamilit janë një parajsë e zbukuruar me rërë të bardhë që kryesisht i kanë shpëtuar vëmendjes së plazhistëve ndërkombëtarë.

Ata janë të arritshëm vetëm me një udhëtim 30-minutësh me varkë ose me not nëse keni nevojë “të digjni” byrekun e shijshëm të mbushur me djathë. Shumica e vizitorëve zgjedhin të qëndrojnë në fshatin e afërt të Ksamilit dhe të shfrytëzojnë rastin për të vizituar Butrintin, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, një park kombëtar dhe qytet i lashtë me rrënoja që datojnë që nga shekulli VII para Krishtit.

Liqeni i Ohrit

Nuk ka vijë bregdetare? Asnjë problem. Të paktën, kjo është përshtypja që do të merrni nga një udhëtim në qytetin e Ohrit pa dalje në det. Liqeni i Ohrit me të njëjtin emër, që shtrihet midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është një nga liqenet më të vjetra e më të thella të Evropës, si dhe një destinacion joshës për pushime buzë bregut.

Pasi të shijoni notin në ujërat e ëmbëla ndoshta të shoqëruar nga mjellmat elegante vendase, ecni në shëtitoren dhe rrugët me kalldrëm të qytetit të mbrojtur nga UNESCO, përpara se të vizitoni Kishën e Shën Gjonit, në Kaneo. Këtu do të shijoni një pamje të liqenit që shpesh është krahasuar me Ishujt Galapagos, të Spanjës falë biodiversitetit të tij ndërsa shijoni historinë dhe arkitekturën fetare bizantine.

Dhërmi, Shqipëri

Ndërroni Rivierën Franceze me atë Shqiptare me një pushim në plazhin e Dhërmiut shpesh i përmendur si më i miri i vendit. Këtu, guralecët e bardhë rrezatues përshkohen nga ujërat bruz te detit Jon dhe mbështeten nga Malet e Vetëtimës. Ju mund të shijoni ushqime deti të freskëta dhe sallata plot shije. Ndërsa jeni duke ecur në shëtitoren dhe në kodrën e fshatit të vjetër të Dhërmiut, ju do të mahniteni me peizazhin unik. Për një plazh më të qetë dhe për të shijuar bukurinë e egër shqiptare, shkoni më në jug drejt Plazhit të Gjipesë.

Liqeni i Shkodrës

Liqeni më i madh i Evropës Jugore dhe një rezervat natyror i mbrojtur, Liqeni i Shkodrës rrethohet nga male dramatike karstike të cilat ngrihen mbi ligatina të gjera, manastire dhe xhami historike, ishuj dhe gjire të fshehura. Për një pushim sa më relaksues, ju mund të kombinoni aktivitete të njohura si kajaku, degustacioni i verës dhe vëzhgimi i zogjve.

“Telegraph” rendit 10 destinacionet më të mira për pushime në plazh që rivalizojnë vendet e mëdha të Evropës:

1. Ishujt e Ksamilit, Shqipëri

2. Ujëvarat e Kravicës, Bosnjë-Hercegovinë

3. Liqeni i Ohrit, Shqipëri/Maqedonia e Veriut

4. Liqeni Balaton, Hungari

5. Dhërmi, Shqipëri

6. Plazhi Jaz, Mali i Zi

7. Jurmala, Letoni

8. Sozopol, Bullgari

9. Liqeni Shkodrës, Shqipëri/Mali i Zi

10. Krynica Morska, Poloni/ TAR.

Tags: EuropePlazhetTelegraph
ShareTweetShare
Previous Post

Mackinac Island – Fshati amerikan pa vetura ku mbretëron kali

Next Post

Ky stil i notit mund të shkaktoj vdekjen

Next Post
Ky stil i notit mund të shkaktoj vdekjen

Ky stil i notit mund të shkaktoj vdekjen

PRI Renta a Car PRI Renta a Car PRI Renta a Car

Lajmet e fundit

Arkat fiskale, LDK sot dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes

Arkat fiskale, LDK sot dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes

17/07/2025
Ngërçi politik në Kosovë rrezikon të thellojë krizën buxhetore

Tentim i 48-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit – Seanca fillon sot në ora 11:00

17/07/2025
Moti për sot: Me diell e vranësira

Moti për ditën e sotme: Me diell e vranësira

17/07/2025
Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

16/07/2025
Kajtazi pas vendimit të Supremes: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen

Kajtazi pas vendimit të Supremes: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen

16/07/2025
Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

16/07/2025
Dini Dent Dini Dent Dini Dent

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Arkat fiskale, LDK sot dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes

Arkat fiskale, LDK sot dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes

17/07/2025
Ngërçi politik në Kosovë rrezikon të thellojë krizën buxhetore

Tentim i 48-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit – Seanca fillon sot në ora 11:00

17/07/2025
Moti për sot: Me diell e vranësira

Moti për ditën e sotme: Me diell e vranësira

17/07/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.