GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result

Tahiri: Prioritet i imi mbetet lufta e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

23/01/2021
në Uncategorized
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Legjislacioni penal është avancuar për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, ashtu siç është kërkuar nga Agjenda Evropiane dhe obligimet nga Kontrata për Përkrahje Sektoriale Buxhetore për Reformën e Administratës Publike. Këtë gjë e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, pasi mori pjesë në takimin e Grupit të veçantë për Reformën e Administratës Publike.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Tahiri ka bërë të ditur se pas miratimit në Qeveri të Draft Kodit Penal, së shpejti do të procedohet edhe Draft Kodi për Procedurën Penale.

“Prej ardhjes në krye të Ministrisë të Drejtësisë, në kuadër të kompetencave të mia, kam punuar vazhdimisht në avancimin e legjislacionit penal, për të garantuar masat e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe atë të reformave gjyqësore, në kuadër të sfidave të dala nga Agjenda Evropiane në vend e ne veçanti përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në kuadër të Kontratës për Përkrahje Sektoriale Buxhetore për Reformën e Administratës Publike. Këtë mesazh e ndava në takimin e Grupit të veçantë për Reformën e Administratës Publike.

Përmes një pune tejet dinamike, gjithëpërfshirëse dhe profesionale, Ministria ka hartuar dhe është miratuar në Qeveri Draft-Kodi Penal i Republikës së Kosovës, dhe jemi duke e finalizuar Draft-Kodin e Procedurës Penale, të cilin së shpejti do ta dërgoj në Qeveri për miratim” ka shkruar Tahiri.

Të gjitha obligimet e dala për reformën e administratës publike, sipas Tahirit, janë trajtuar me prioritet të lartë, ndërsa dispozitat e reja ligjore ndikojnë në luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Këto dispozita të reja ligjore do të ndikojnë jashtëzakonisht shumë në luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është prioritet i imi në këtë mandat, dhe njëkohësisht shprehin përkushtimin e Ministrisë se obligimet që dalin në kuadër të Kontratës për Përkrahje Sektoriale Buxhetore për Reformën e Administratës Publike janë trajtuar me prioritet të lartë” ka përfunduar Tahiri.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/tahiri-prioritet-i-imi-mbetet-lufta-e-pa-kompromis-kunder-korrupsionit-dhe-krimit-te-organizuar-529209/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

ShareTweetShare
Previous Post

Sipas sondazhit të fundit Nisma e Limajt shënon rritje të madhe (Foto)

Next Post

Juncker flet për Shqipërinë nga parlamenti grek: Dhamë rekomandim, jo anëtarësim në BE

Next Post

Juncker flet për Shqipërinë nga parlamenti grek: Dhamë rekomandim, jo anëtarësim në BE

Lajmet e fundit

Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

18/05/2025
Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

18/05/2025
Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

Vdes gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot

18/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

18/05/2025
Ekspertët zbulojnë: Kjo është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

Ekspertët zbulojnë: Kjo është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

18/05/2025
Horoskopi për ditën e sotme

Horoskopi për ditën e sotme

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

18/05/2025
Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

18/05/2025
Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

Vdes gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.