Ambasadorja e Serbisë në Spanjë, Irena Sarac, është sulmuar fizikisht pasditen e djeshme në Madrid. Ajo u sulmua nga një i ri në rrugën ku jeton në kryeqytetin spanjoll.
Mediat serbe thonë se sulmuesi ishte shqiptar.
“Ai iu afrua teksa ajo fliste në celular në gjuhën serbe, e pyeti nëse ishte nga Serbia dhe më pas e goditi dhe iku” shkruajn mediat serbe.
Sarac thuhet se ka pësuar dëmtime në shpinë