Ku është BSPK?
Zëri i BSPK-së nuk po dëgjohet. Jo vetëm tash që kanë filluar pushimet verore,
por as kur vendimet e Qeverisë dhe ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, e cila ka ndikim te sektori privat dhe te punëtorët e këtij sektori, shkruan Gazeta Papirus.
Herë pas here flet përfaqësuesi i sindikatës së sektorit privat, por nuk ka deklarime dhe as aktivitete nga BSPK-ja.
A thua pse?
Sindikatat kanë shprehur pakënaqësi lidhur me sjelljen mospërfillëse dhe ofenduese ndaj Sindikatës së Arsimit.
Kryeministri Kurti publikisht e ka thënë se bisedon vetëm me kreun e BSPK-së, por deri më tani nuk pamë që po bisedohet për çështje të punëtorëve ndërmjet BSPK-së dhe Qeverisë.
Sidomos me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, ku rrezikohen mbyllje të bizneseve dhe punëtorë të papunë.
Nëse zgjidhja është largimi nga vendi për paqe sociale, atëherë BSPK-ja është jashtë rolit sindikalist.
Ka disa raste kur sindikatat në ndërmarrjet publike mbështesin menaxhmentin,
gjë që nuk është në natyrën e sindikalistëve – që janë për të mbrojtur punëtorët, e jo Qeverinë dhe Menaxhmentin./Gazeta Papirus/