Jeta private e Ronela Hajatit është përfolur shpesh në rrjetet sociale, por vetë këngëtarja nuk ka pranuar të flasë.
Sot, e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan këngëtarja u pyet nëse është është e dashuruar. Ajo tha se për momentin është mirë duke lënë të nënkuptohej se është dikush në jetën e saj, megjithatë as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi një gjë të tillë.
“E mira nuk ka kufi, por unë jam mirë dhe s’para e kam thënë këtë gjë sado që dukem. Të jesh mirë për mua ka shumë rëndësi. Jam e qetë, nuk kam 100 halle dhe probleme dhe jam e fokusuar në punë. Për sa kohë jam e fokusuar në punë, do të thotë që gjërat e tjera janë në rregull. Kështu që kush e mori mesazhin, e mori… Për momentin mua nuk po më prishet qetësia. Unë nuk e fsheh jetën time, por nuk dua të flas sepse po investoj shumë për gjënë që po bëj. Këtu ndonjëherë bëhesh kryefjalë e disa lajmeve dhe unë momentalisht nuk po investoj që të bëhet ai lloj lajmi. Unë nuk po them jam e dashuruar, nuk po them që për mua nuk ekziston asnjë njeri, por thjeshtë nuk dua të flas. Kur gjërat të bëhen publike do të jetë e menduar mirë se unë do bëj dasëm dhe jam shumë pro dasmës së madhe”, tha këngëtarja.