Real Madridi po përgatitet për një nga marrëveshjet e tyre më ambicioze të verës: nënshkrimin e mesfushorit të PSG-së, Vitinha, për një tarifë prej afër 100 milionë eurosh plus transferimin e Eduardo Camavinga.
Sipas mediumit Fichajes, kjo është zbuluar nga burime pranë klubit, të cilat pretendojnë se lojtari reprezentuesi portugez është basti i madh i Xabi Alonsos për të rindërtuar mesfushën pas largimit të afërt të Luka Modric.
Largimi i kroatit, së bashku me daljen në pension të Toni Kroos, ka lënë një boshllëk të thellë në mesfushën e Real Madridit. Pa magjinë dhe lidershipin e tij, Real Madridit i duhet një figurë e re e aftë për të drejtuar ritmin e ekipit.
Dhe për stafin e trajnerëve, Vitinha përfaqëson atë profil të dëshiruar: i ri por me përvojë elitare, me aftësinë për të organizuar, për të thyer linjat dhe për të siguruar ekuilibër.