Nga Thesari i Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq janë sekuestruar dinarë që janë nxjerrë me thasë.
Siç raporton portali serb “kosovoonline”, përveç dinarëve, pjesëtarët e Policisë kanë sekuestruar edhe dokumentacion, transmeton Paparaci
Operacioni policor ka përfunduar dje pak para orës 16:30 dhe në hapësirën përballë këtij institucioni ka mbetur vetëm një automjet i blinduar i Policisë së Kosovës, ndërsa një xhip i Policisë ka qëndruar para derës së ish-komunës ilegale serb të Leposaviqit.
Është hequr edhe tabela me mbishkrimin “Thesari i BPS”.
Lidhur me aksionin policor, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për këtë portal se aksioni që ka për qëllim marrjen e provave është duke u zhvilluar dhe ka të bëjë me një rast në të cilin dyshohet për pastrim të parave.