Paul Pogba u zëvendësua edhe një herë nga Jose Mourinho, këtë herë në ndeshjen ndaj Newcastle në stadiumin St James’ Park.
24-vjeçari i cili nuk tregoi diçka nga aftësitë e tij u zëvendësua në minutën e 66-të dhe në vend të tij u fut veterani Michael Carrick.
Francezi u ul në bankën rezervë dhe fytyra e tij thoshte gjithçka për atë në të cilën ai po kalon, dukej se mezi mbante lotët nga inati dhe dëshpërimi.
E gjitha kjo në fund u komentua nga tifozët në rrjetet sociale, një pjesë e tyre e përkrahnin vendimin e Special Ones për ta zëvendësuar pasi Pogba nuk po tregon asgjë në fushë në ndeshjet e fundit. Por, pjesa e tjetër mendonin se ai duhet të qëndrojë në fushë pasi atij i duhet vetëm pak për të ndryshuar rrjedhën e takimit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të Newcastles dhe tani Man Utd është 16 pikë nga Manchester City që renditet në vendin e parë.
Në fund të ndeshjes zëvendësimi i Pogbas u shpjegua nga Mourinho, që në fillim u dyshua se lojtari u lëndua, por që kjo u hodh poshtë pastaj nga portugezi.