GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Pishina e Gërmisë hapet për vizitorë vikendin e ardhshëm, këto janë çmimet

22/06/2024
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Pishina e Gërmisë hapet për vizitorë vikendin e ardhshëm, këto janë çmimet
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse temperaturat e larta kanë përfshirë vendin tonë tash e disa ditë, pishina “Gërmia” në Prishtinë ende nuk është hapur për vizitorët. Kjo, për shkak se operatori ekonomik është tërhequr dhe se procedurat ligjore për të përzgjedhur dikë tjetër, kanë bërë që të shtyhet data e hapjes.

Ushtruesja e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Artina Canolli në një intervistë për KosovaPress thotë se hapja e pishinës planifikohet të bëhet gjatë vikendit të ardhshëm, më 28 qershor.

Ajo potencon se tërheqja e operatorit ekonomik në moment të fundit, për të cilin thotë se ka pasur presion politik e publik, ka shkaktuar shtyrjen e hapjes së pishinës.

“Ne e kemi pasur si plan hapjen pak më herët për arsye se edhe temperaturat kanë qenë mjaft të mira. Mirëpo, për shkak të tërheqjes së operatorit ekonomik herën e kaluar është dashur ta shtyjmë, sepse ka pasur edhe procedura dhe afate ligjore. Andaj, po shpresojmë që do të bëhemi gati javën e ardhshme diku kah fundi i javës, në vikend po shpresojmë që do ta bëjmë edhe hapjen…Operatori ekonomik e ka dërguar një e-mail ka thënë se ka pasur shumë presione si në politikë ashtu edhe publike dhe për këtë arsye është tërhequr. Më ka thënë që ‘nuk do të aplikoj përsëri’ dhe ashtu ka ndodhur. Është dikush tjetër që tanimë veç i ka plotësuar kushtet dhe e ka fituar bashkë-menaxhimin për të cilin kemi bërë thirrjen”, thotë Canolli.

Përveç këtyre, Canolli tregon se nuk do të ketë rritje të çmimeve krahasuar me vitin e kaluar.

Në sezonin e kaluar, gjatë pesë ditëve të javës, çmimet për biletën hyrëse varionin nga dy euro për fëmijë dhe katër euro për të rritur. Ndërsa, në vikend, çmimi i hyrjes për të rritur ishte pesë euro, kurse për fëmijë çmimi mbetej i njëjtë. Ndërkohë që, çmimi i biletës mujore ishte 50 euro.

“Çmimet nuk do të ndryshojnë nga viti i kaluar, do të jenë të njëjta si në sezonin 2023 po ashtu do të jenë edhe për sezonin 2024…Ne mundohemi të jemi shumë vigjilent sidomos te pjesa e ujit. Aty mund të ketë rreziqe të ndryshme, ne i angazhojmë 8-10 shpëtimtarë, të cilët janë për atë pjesë shumë të vëmendshëm. Kjo është rrezikshmëri më e madhe, gjithashtu e kemi edhe autoambulancën që është në shërbim të qytetarëve kur freskohen. Këto janë dy pjesët më të ndejshme ku mundohemi që të kemi më së shumti kujdes”, tregon Canolli.

Canolli potencon se këtë vit do t’i japin më shumë rëndësi shërbimit, cilësisë dhe higjienës.

“Vitin e kaluar kemi bërë disa ndryshime, të cilat kanë qenë shumë të bukura dhe të pranueshme nga qytetarët. Këtë vit po i japim më shumë rëndësi shërbimit, cilësisë dhe higjienës. Këto janë disa, nuk mund të themi shumë risi, mirëpo e dimë që në pishinën e Gërmisë kushtet nuk kanë qenë shumë të mira dhe po mundohemi t’u ofrojmë më shumë komoditet qytetarëve”, potencon Canolli.

Pishina e Gërmisë e njohur edhe si Liqeni i Gërmisë është një pishinë e tipit të hapur me ujë të freskët (të ëmbël) në pjesën periferike të kryeqytetit të Kosovës, në një distancë prej afër 5 km nga qendra e Prishtinës. Ajo është ndërtuar në vitin 1987 dhe ndodhet në kuadër të Parkut të Gërmisë.

Tags: Pishina e Gërmisë
ShareTweetShare
Previous Post

Falë mospunës së Qeverisë suaj, 250 mijë kosovarë jetojnë në varfëri ekstreme

Next Post

Xhemajl Rexha shpall kandidaturën edhe për një mandat në krye të AGK-së

Next Post
Xhemajl Rexha shpall kandidaturën edhe për një mandat në krye të AGK-së

Xhemajl Rexha shpall kandidaturën edhe për një mandat në krye të AGK-së

Lajmet e fundit

Huijsen i bashkohet Real Madridit

Huijsen i bashkohet Real Madridit

17/05/2025
Aksioni i policisë në Gjakovë dhe Prizren, Haradinaj: Ata që ikën të turpëruar më 1999, s’kanë vend në Kosovë

Haradinaj: Kurrë s’kam pa njerëz duke ikin si pa kry, sikur serbët nga Jabllanica

17/05/2025
“Kriza” e bërllogut në Prishtinë, në gjendje alarmante edhe Bregu i Diellit

“Kriza” e bërllogut në Prishtinë, në gjendje alarmante edhe Bregu i Diellit

17/05/2025
Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

17/05/2025
10 të burgosur arratisen nga burgu në New Orleans, lënë mesazh: Shumë e lehtë

10 të burgosur arratisen nga burgu në New Orleans, lënë mesazh: Shumë e lehtë

17/05/2025
Daut Haradinaj: Sheshi i Deçanit me emrin e heroit Mentor Tolaj është nderim për të gjithë rezistencën

Daut Haradinaj: Sheshi i Deçanit me emrin e heroit Mentor Tolaj është nderim për të gjithë rezistencën

17/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Huijsen i bashkohet Real Madridit

Huijsen i bashkohet Real Madridit

17/05/2025
Aksioni i policisë në Gjakovë dhe Prizren, Haradinaj: Ata që ikën të turpëruar më 1999, s’kanë vend në Kosovë

Haradinaj: Kurrë s’kam pa njerëz duke ikin si pa kry, sikur serbët nga Jabllanica

17/05/2025
“Kriza” e bërllogut në Prishtinë, në gjendje alarmante edhe Bregu i Diellit

“Kriza” e bërllogut në Prishtinë, në gjendje alarmante edhe Bregu i Diellit

17/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.