Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, sidomos ata që kanë hedhur gazin lotsjellës, vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit.
Kjo për shkak se dalja e tyre nga salla mund t’u kushtojë me largim apo edhe arrestim.
Megjithatë, largimi i deputetëve që kanë hedhë gaz mund të bëhet vetëm nëse Kryesia e Kuvendit merr vendim që ata të largohen, qoftë edhe me forcë.
Për më tepër, Kuvendi i Kosovës dy herë tentoi ta hedhë në votim marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, por kjo u pamundësua nga deputetët e Vetëvendosjes të cilët hodhën gaz lotsjellës./Insajderi.com