GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Partia Demokratike e Kosovës e padit ZRrE-në

24/06/2025
në Ekonomi, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Partia Demokratike e Kosovës e padit ZRrE-në
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës, e ka paditur ZRrE-në, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për vendimin e tyre për ta liberalizuar tregun e energjisë elektrike.

Ky vendim sipas PDK-së, u mor në mungesë të një procesi të drejtë, të bazuar ligjërisht dhe gjithëpërfshirës, tashmë ka filluar të prodhojë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme për mbi 1,300 biznese vendore dhe mbi 140 mijë punëtorë të këtyre ndërmarrjeve.

“Partia Demokratike e Kosovës, duke qëndruar besnike ndaj përgjegjësisë për të mbrojtur interesin publik dhe të drejtat e qytetarëve dhe bizneseve të vendit, ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë për anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë”

Njoftimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës, duke qëndruar besnike ndaj përgjegjësisë për të mbrojtur interesin publik dhe të drejtat e qytetarëve dhe bizneseve të vendit, ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë për anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë.

Ky vendim, i marrë në mungesë të një procesi të drejtë, të bazuar ligjërisht dhe gjithëpërfshirës, tashmë ka filluar të prodhojë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme për mbi 1,300 biznese vendore dhe mbi 140 mijë punëtorë të këtyre ndërmarrjeve. Efektet e këtij vendimi po rrezikojnë seriozisht stabilitetin ekonomik të vendit përmes rritjes së çmimeve, nxitjes së inflacionit dhe kërcënimit për falimentimin e një numri të madh të bizneseve.

Krahas padisë kryesore, PDK ka kërkuar nga gjykata edhe caktimin e masës së sigurisë – pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij vendimi – në përputhje me nenin 100 të Ligjit Nr. 08/L-182 për Konfliktet Administrative, për të parandaluar dëmet që po shkaktohen çdo ditë.

Në këtë proces, PDK ka vepruar si palë paditëse me legjitimitet të plotë ligjor, në mbrojtje të interesit kolektiv të qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës. Vendimmarrja e Zyrës së Rregullatorit për Energji ka cenuar jo vetëm të drejtat ligjore të konsumatorëve që tejkalojnë qarkullimin prej 10 milionë euro në vit apo që punësojnë mbi 50 persona, por ka goditur edhe drejtpërdrejt interesin ekonomik të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Procedura paraprake e ndjekur pranë ZRRE-së e ka konfirmuar plotësisht shqetësimin tonë të kahmotshëm: ky institucion nuk ka nxjerrë asnjë vendim përfundimtar administrativ për liberalizimin e tregut, por ka përdorur një njoftim të thjeshtë, për të imponuar një detyrim të rëndë ndaj sektorit privat. Ky veprim është bërë në mënyrë të qëllimshme, me synim shmangien e kontrollit gjyqësor, transmeton Gazeta Papirus.

Në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe duke u bazuar në argumente dhe prova konkrete, PDK ka ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë të nevojshëm për të iniciuar këtë betejë gjyqësore, në interes të publikut dhe të së drejtës.

Presim që gjykata të vlerësojë në mënyrë objektive kërkesën tonë për caktimin e masës së sigurisë dhe të ndalojë zbatimin e këtij vendimi derisa të vendoset përfundimisht mbi ligjshmërinë e tij.

Në të njëjtën kohë, mirëpresim vendimin e sotëm të Gjykatës Komerciale, e cila aprovoi kërkesën e një kompanie private për pezullimin e këtij vendimi. Ky vendim përbën një precedent të rëndësishëm dhe shpresojmë se do të konfirmohet në të gjitha instancat gjyqësore, duke shërbyer si bazë për unifikimin e praktikës gjyqësore në raste të ngjashme.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve, të sektorit privat dhe të rendit kushtetues në Republikën e Kosovës.

Tags: padipdkZRRE
ShareTweetShare
Previous Post

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje

Next Post

Raportohet për bisedë telefonike mes Trump dhe Netanyahu

Next Post
Raportohet për bisedë telefonike mes Trump dhe Netanyahu

Raportohet për bisedë telefonike mes Trump dhe Netanyahu

PRI Renta a Car PRI Renta a Car PRI Renta a Car

Lajmet e fundit

Qeveria e Shqipërisë hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Qeveria e Shqipërisë hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

17/07/2025
Arkat fiskale, LDK sot dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes

Arkat fiskale, LDK sot dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes

17/07/2025
Ngërçi politik në Kosovë rrezikon të thellojë krizën buxhetore

Tentim i 48-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit – Seanca fillon sot në ora 11:00

17/07/2025
Moti për sot: Me diell e vranësira

Moti për ditën e sotme: Me diell e vranësira

17/07/2025
Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

16/07/2025
Kajtazi pas vendimit të Supremes: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen

Kajtazi pas vendimit të Supremes: Kurti me ministrat deputetë duhet të arrestohen

16/07/2025
Dini Dent Dini Dent Dini Dent

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Qeveria e Shqipërisë hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Qeveria e Shqipërisë hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

17/07/2025
Arkat fiskale, LDK sot dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes

Arkat fiskale, LDK sot dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Supremes

17/07/2025
Ngërçi politik në Kosovë rrezikon të thellojë krizën buxhetore

Tentim i 48-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit – Seanca fillon sot në ora 11:00

17/07/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.