Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me anëtarë të kryesisë, është pritur në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Në njoftimin e OVL të UÇK thuhet se gjatë takimit u diskutua për gjendjen e kategorive të dala nga lufta dhe nevojën për trajtim me dinjitet dhe mbështetje institucionale.
“Kryetari Abdixhiku shprehu përkrahjen e LDK-së për kërkesat e drejta të veteranëve dhe theksoi gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar në avancimin e të drejtave të kësaj kategorie në përputhje me vlerat e luftës çlirimtare dhe sakrificën e bërë për liri”, thuhet në njoftim.