GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Drejtësi

Orloviq pranon fajësinë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

21/06/2024
në Drejtësi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Orloviq pranon fajësinë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë në mes Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe të akuzuarit Nenad Orloviq, i cili po akuzohet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës afër objektit të Komunës së Zveçanit më 29 maj 2023.

Pas aprovimit të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, nga ana e gjykatëses, prokurori specia tha se dënimi i rekomanduar për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar është nga 15 deri në 17 muaj burgim.

Ndërsa, për veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi sipas të njëjtit dënim i rekomanduar është prej 6 muaj burgim në mundësi shndërrimi në dënim me gjobë në shumën prej 10 mijë deri 12 mijë euro.

Prokurori Kodraliu i propozoi gjykatës që duke pasur parasysh dënimet e rekomanduara të akuzuarit Orloviq t’i shqiptojë dënim unik sipas vlerësimit të saj brenda dënimeve të rekomandimeve dhe që të njëjtit të mos i ndërpritet masa e paraburgimit.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Orloviq, deklaroi se mbesin pranë dënimit të rekomanduar, duke kërkuar nga gjykata që të merrte parasysh rrethanat lehtësuese dhe që ndaj të mbrojturit të tij të shqiptojë dënimin minimal brenda rekomandimit.

Avokati propozoi që të akuzuarit Orloviq t’i ndërpritet masa e paraburgimit me arsyetimin se ai ishte mbajtës i familjes dhe se i njëjti çdoherë do t’i përgjigjet gjykatës.

I akuzuari Orloviq deklaroi se mbështet fjalën e avokatit dhe se premtoi se nuk do të përsërisë veprën penale dhe se nuk do ta lëshojë Kosovën pasi që këtu e ka edhe familjen.

Po ashtu i akuzuari Orloviq u pajtua që dënimi prej 6 muaj burgim për veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi t’i zëvendësohet në dënim me gjobë.

Paraprakisht, i akuzuari Orloviq deklaroi se marrëveshjen për pranim të fajësisë e kishte bërë me vullnet të plotë, në konsultim të mjaftueshëm me mbrojtësin dhe pa presion.

Shpallja e aktgjykimit lidhur me këtë çështje pritet të bëhet në ditët në vijim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 qershor 2024, thuhet se i akuzuari Orloviq më datë 29 maj 2023, në intervalin kohor duke filluar nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, në koordinim me shumë të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kanë marrë pjesë aktive në grupin e personave në kryerjen e veprave penale serioze.

Të njëjtit, sipas aktakuzës, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorë mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe armë të zjarrit, nga të cilat janë lënduar të paktën 30 (tridhjete) pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, 3 (tre) nga ta nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë në detyrë zyrtare për të garantuar rendin dhe qetësinë publike për të gjithë qytetarët në atë pjesë, nga të cilat veprime kanë rrezikuar seriozisht dhe trupin e këtyre personave zyrtarë, e të cilëve edhe u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime i akuzuari Orloviq në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, nga neni 402 par. 5 lidhur me par. 2 dhe 1, e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas dispozitivit të dytë të së njëjtës aktakuzë, thuhet se i akuzuari Orloviq në datën dhe kohën e njëjtë si më lartë, në koordinim me shumë të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kanë marrë pjesë aktive në grupin, përkatësisht turmën, e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze.

Më tej thuhet se përmes përdorimit të dhunës, ata kanë tentuar që të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore të vendit, ashtu që edhe përkundër urdhrave të ushtarëve të misionit paqeruajtës të KFOR-it për shpërndarje të qetë të turmës dhe refuzim të hyrjes në objektin e komunës, të pandehurit kishin filluar që të ushtrojnë dhunë të pakontrolluar, me mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe me armë zjarri.

Nga këto mjete, sipas aktakuzës, janë lënduar të paktën 30 (tridhjete) pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, 3 (tre) nga ta nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë së Kosovës, si dhe në veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e kësaj dite, të cilat përfshijnë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtimin fizik në masë të madhe, duke shkaktuar rrezik në shkallë të gjerë për jetën dhe trupin e shumë njerëzve dhe pasurisë.

Me këto veprime i akuzuari Orloviq në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, nga neni 404 (par. 1) lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Tags: Gjykata Themelore e PrishtinësProtestuesit ne Zveçansulmi ndaj kfor
ShareTweetShare
Previous Post

Daku mund të dënohet me përjashtim nga ndeshjet e Evropianit

Next Post

Në Bondsteel si forcë rezervë, ushtarët grekë nisen për Kosovë në kuadër të KFOR-it

Next Post
Në Bondsteel si forcë rezervë, ushtarët grekë nisen për Kosovë në kuadër të KFOR-it

Në Bondsteel si forcë rezervë, ushtarët grekë nisen për Kosovë në kuadër të KFOR-it

Lajmet e fundit

Oxhakët e KEK-ut pa tym, pamje që s’janë parë prej 25 vitesh

Oxhakët e KEK-ut pa tym, pamje që s’janë parë prej 25 vitesh

22/06/2025
Rubio: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është vetëvrasje ekonomike për Iranin

Rubio: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është vetëvrasje ekonomike për Iranin

22/06/2025
Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B

Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B

22/06/2025
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq tragjikisht pas një vetaksidenti me motor

E dhimbshme: Ky është personi që vdiq tragjikisht pas një vetaksidenti me motor

22/06/2025
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 65-vjeçar

Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

22/06/2025
Sulm ndaj policëve në Prishtinë, i dyshuari përfundon në psikiatri

Policia me detaje për aksionin në Prizren: Një personi iu gjet thikë brezi, u intervistua në stacion

22/06/2025
Dini Dent Dini Dent Dini Dent

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Oxhakët e KEK-ut pa tym, pamje që s’janë parë prej 25 vitesh

Oxhakët e KEK-ut pa tym, pamje që s’janë parë prej 25 vitesh

22/06/2025
Rubio: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është vetëvrasje ekonomike për Iranin

Rubio: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është vetëvrasje ekonomike për Iranin

22/06/2025
Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B

Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B

22/06/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.