Ajo është një prej këngëtareve më të njohura e më të pëlqyera në Estradën Shqiptare, shkruan GazetaBlic.
Dhe tani Nora Istrefi ka edhe një arsye më shumë për të festuar këtë të diel. Kjo pasi këngëtarja shqiptare, i ka mbushur pikërisht sot 32-vjet jetë.
Urimet për të nuk po kanë të ndalur qysh para pak orëve. Janë fansat e shumtë, miqtë e familjarët ata të cilët e kanë marrë mundin e me shumë dashuri po i urojnë jetë të gjatë, yllit shqiptar.
Fillimisht ishte Roberti ai i cili në hapësirën e storieve në “Instagram” e kishte uruar gruan e tij me një fotografi të saj, e të cilës i ka vënë mbishkrimin “Urime ditëlindjen o shpirt”.
E një orë më pas, është vet këngëtarja, Istrefi ajo e cila ka publikuar një video ku shihet vajza e saj Renee, teksa i këndonte këngën e ditëlindjes mamit të saj.
“Jam e bekuar. Urimi më i mirë ndonjëherë n’jetë – babyRenee” – është përshkrimi që Nora Istrefi i ka bashkëngjitur videos së publikuar në llogarinë e saj publike në “Instagram”.