GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Drejtësi

Në festën e Bajramit pesë gra kërkuan ndihmën e Policisë

17/06/2024
në Drejtësi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Në festën e Bajramit pesë gra kërkuan ndihmën e Policisë
Share on FacebookShare on Twitter

Në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Një rast në Lipjan, një në Obiliq dhe tri raste në Fushë Kosovë.

Sipas Raportit të Policisë, në të gjitha këto raste, gratë kanë raportuar në polici për dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët për motive të ulëta.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në komunën e Fushë Kosovës thotë se vetëm në 5 mujorin parë të këtij viti, në këtë komunë janë trajtuar mbi 60 raste përderisa viti 2023 është përmbyll me mbi 100 raste të viktimave të dhunës në familje.

“Kemi të bëjmë më një numër të madh të rritjes. Nga Janari deri më tash janë trajtuar mëse 60 raste të viktimave të dhunës në familje. Në fillim ka udhëheq dhuna fizike, tani paralel saj është dhuna psikologjike për atë çka palët vendosin ta referojnë në mënyrë që ta marrin mbrojtjen e vete ndaj abuzuesit, përkatësisht çiftit të cilët bashkëjetojnë apo jetojnë në martesë”, tha për RTK, Abaz Xhigolli, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Fushë Kosovë.

Ai thotë se problem në vete është numri tejet i vogël i punëtore social për ofrimin e shërbimeve ndaj këtyre rasteve.

“Realisht është një numër minimal për shkak të procedurave rekrutuese. Mirëpo, ne kemi qenë viktimë e regjistrimeve të mëparshme me 33 mijë banorë e nuk ka mund Komuna asnjëherë me përmbush numrin e nevojshëm të punëtorëve social. Ishte dashtë të jetë numri mbi 6 ofrues të shërbimeve sociale, ku aktualisht i kemi vetëm 2”, tha ai.

Sociologia Dhurata Prokshi, konsideron se ka filluar të rritet vetëdija e viktimave për raportimin e dhunës në institucionet e sigurisë, por që sipas saj, ky fakt nuk do të duhej të mjaftonte.

“Obligimi ynë jo vetëm si shoqëri, por para së gjithash si institucione duke nisur nga policia, prokurorisë dhe i gjykatave, do të duhej të ishte që të përdornim të gjitha instrumentet ligjore që t’i disiplinonim dhe t’i ofronim një komunikim, ose një pajtim të shëndosh mes palëve apo një shkëputje apo një ndarje qoftë rastet kur janë rastet në martesë, mirëpo pa dëme pa fatalitete. Për shkak se nëse kemi dënime të cilat shqiptohen por edhe respektohen e dërgon deri në fund, atëherë konsideroj që do të ndalej hovi dhe do të ndalej liria që gruaja në cilin do rol qoftë brenda familjes që konsiderohet si pronë apo si një subjekt që është më i ndejshëm dhe është më i pafuqishëm që t’i kundërvihet, forcës së dhunës si një lloj kundërpërgjigje si meshkujt”, tha ajo.

Sipas Policisë, që tri rastet e raportuara në Fushë Kosovë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Tags: Dhuna Në FamiljetFesta e Bajramit
ShareTweetShare
Previous Post

Jemi shumë të vetëdijshëm që nuk duhet të rrezikojmë territorin tonë

Next Post

Mesazhe politike kundër Kosovës, UEFA hap hetim ndaj Serbisë

Next Post
Mesazhe politike kundër Kosovës, UEFA hap hetim ndaj Serbisë

Mesazhe politike kundër Kosovës, UEFA hap hetim ndaj Serbisë

PRI Renta a Car PRI Renta a Car PRI Renta a Car

Lajmet e fundit

Detaje nga arrestimi i ndihmësit të Petkoviqit në Kosovë, iu konfiskuan dy celularë

Detaje nga arrestimi i ndihmësit të Petkoviqit në Kosovë, iu konfiskuan dy celularë

19/07/2025
Rast i rëndë në Rahovec: Dyshohet se është dhunuar një 14 vjeçare

Dhunohet seksualisht një grua në Gjilan

19/07/2025
Aksident mes dy automjeteve në Gjakovë, pesë persona të lënduar

Aksident mes dy automjeteve në Gjakovë, pesë persona të lënduar

19/07/2025
Kapet një 14-vjeçar në Ferizaj, posedonte armë zjarri dhe sprej

Kapet një 14-vjeçar në Ferizaj, posedonte armë zjarri dhe sprej

19/07/2025
Dëmtohet objekti i QM-së në Gjakovë, ishte jashtë funksionit për një kohë të gjatë

Dëmtohet objekti i QM-së në Gjakovë, ishte jashtë funksionit për një kohë të gjatë

19/07/2025
27 vjet nga masakra e Rahovecit

27 vjet nga masakra e Rahovecit

19/07/2025
Dini Dent Dini Dent Dini Dent

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Detaje nga arrestimi i ndihmësit të Petkoviqit në Kosovë, iu konfiskuan dy celularë

Detaje nga arrestimi i ndihmësit të Petkoviqit në Kosovë, iu konfiskuan dy celularë

19/07/2025
Rast i rëndë në Rahovec: Dyshohet se është dhunuar një 14 vjeçare

Dhunohet seksualisht një grua në Gjilan

19/07/2025
Aksident mes dy automjeteve në Gjakovë, pesë persona të lënduar

Aksident mes dy automjeteve në Gjakovë, pesë persona të lënduar

19/07/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.