Me 64 vota për, Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar Propozim-vendimin e Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, për zbritjen e pagës së auditores së përgjithshme, Vlora Spancës, me kërkesë të kësaj të fundit.
Spanca kishte kërkuar nga Kuvendi i Kosovës zbritjen e pagës së saj nga rreth 3 mijë 800 euro me shtesa në 2 mijë e 800 euro ose 12 mijë euro më pak në vit.
Kryetari i këtij komisioni, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, tha se i inkurajon edhe zyrtarët e tjerë publikë që të ndjekin të njëjtin shembull, duke pretenduar se kërkesa e Spancës vjen për shkak të rritjes së mirëqenies së qytetarëve nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.